Skip to content
Tafsir As-Saadi · An-Noor
Sūrah 24

An-Noor

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 50

أَفِى قُلُوبِهِم مَّرَضٌ أَمِ ٱرْتَابُوٓا۟ أَمْ يَخَافُونَ أَن يَحِيفَ ٱللَّهُ عَلَيْهِمْ وَرَسُولُهُۥ ۚ بَلْ أُو۟لَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّـٰلِمُونَ 50

A thua kanë sëmundje në zemrat e tyre... -Kjo sëmundje ua çrregullon zemrat, duke ua larguar ndjesitë e mira, ashtu si i sëmuri humbet aftësitë e tij. Ato zemra nuk kanë ndjeshmërinë për të pasuar dhe vlerësuar atë që u bën dobi, madje përkushtohen pas asaj që i bën dëm.Apo mos dyshojnë(në të dërguarin)?!-A po kanë dyshime, e kështu zemrat e tyre ngurrojnë të pranojnë gjykimin e Allahut dhe të Profetit të Tij, pasi mëtojnë se ky nuk është gjykim me drejtësi?Apo mos kanë frikë se Allahu dhe i dërguari i Tij do të gjykojnë padrejtësisht kundër tyre?! -Mos, vallë, kanë druhen se Allahu e Profeti i Tij do të japin një gjykim të padrejtë dhe të pamerituar? Atëherë, ata janë vërtet ashtu siç i përshkruan Zoti.Por jo. Ata dhe pikërisht ata janë vetë të padrejtët. -Në të gjitha këto hamendësime, ata janë të padrejtë e keqbërës. Gjykimi i Allahut dhe Profetit të Tij është në kufijtë me të lartë të drejtësisë e barazisë. Ai është plotësisht sipas urtësisë, siç thotë i Madhëruari: "Vallë, mos po kërkojnë gjykimin e kohës së Padijes? Por a ka gjykim më të mirë se ai i Allahut, për një popull që beson bindshëm?" [Maide 50]. Ky ajet dëshmon se imani nuk është thjesht fjalë që thuhet, por duhet të shoqërohet me vepra të mira sipas tij. Allahu i Madhëruar e ka mohuar imanin për ata që nuk i binden Atij. Ajeti tregon se është detyrë t’i bindesh gjykimit të Zotit dhe të nënshtrohesh ta zbatosh atë në çdo rast e gjendje. Ai që nuk nënshtrohet tregon se ka sëmundje në zemrën e tij, ka dyshim e luhatje në iman. Kjo vepër është e ndaluar njëlloj siç ndalohet të kesh mendim të keq për gjykimin e Sheriatit dhe të mendosh se Sheriati është kundër drejtësisë dhe urtësisë.