انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · القدر
السورة ٩٧

القدر

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١

إِنَّآ أَنزَلْنَـٰهُ فِى لَيْلَةِ ٱلْقَدْرِ ١

Duke treguar mirësinë dhe gradën e lartë të Kur'anit, Allahu i Madhëruar thotë:Ne e zbritëm atë(Kur'anin)në Natën e Kadrit. -Në suren Duhan, ajetet 3 dhe 4, Allahu i Madhëruar e përshkruan këtë natë si “mubârake” - të begatshme e të bekuar. Ai thotë: “Ne e zbritëm atë në një Natë të bekuar. Ne gjithmonë kemi paralajmëruar (popujt). Atë Natë vendoset në mënyrë të prerë çdo çështje e urtë,…” Dhe është shumë e vërtetë që Allahu i Madhëruar e filloi shpalljen e Kur'anit në muajin e Ramazanit, pikërisht natën e Kadrit. Kështu, Zoti i përfshiu robërit me një mëshirë të gjerë, për të cilën ata kurrë nuk do të mund ta falënderojnë dhe t’i shprehin mirënjohjen ashtu si e meriton. Ajo është quajtur Nata e Kadrit, për shkak të vlerës së madhe të saj. Në këtë natë, Allahu përcakton gjithçka do të ndodhë gjatë vitit, si afatin e jetës, rizkun e fëmijës etj. Më tej, për t’i dhënë më shumë rëndësi çështjes së Natës së Kadrit, Allahu bën një pyetje: