انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · التين
السورة ٩٥

التين

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٨

أَلَيْسَ ٱللَّهُ بِأَحْكَمِ ٱلْحَـٰكِمِينَ ٨

A nuk është Allahu më i Urti i gjykuesve? -Është jashtë logjike që Zoti të kishte krijuar robërit e Tij dhe pastaj t’i linte ata të braktisur, pa i urdhëruar e ndaluar, pa u vendosur kufij dhe rregulla dhe pa i marrë në llogari e shpërblyer, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij. A mund të logjikohet që Allahu, i Cili e krijoi njeriun fazë pas faze, i Cili i dhuron atij mirësi pas mirësie, i Cili përkujdeset dhe e ndihmon atë në çdo hap, dhe pastaj, në fund, ta lërë atë të humbasë në tokë, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë? Jo, përkundrazi! Allahu i Madhëruar do t’i kthejë njerëzit në një vend, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, sipas asaj që kanë merituar dhe e synuar në jetën e dynjasë. Ai do t’i lërë përjetësisht në atë vend për të cilin janë përpjekur dhe e kanë zgjedhur për veten e tyre. Këtu përfundon komenti i sures Tin. Falënderimi i takon vetëm Allahut!