التين
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
لَقَدْ خَلَقْنَا ٱلْإِنسَـٰنَ فِىٓ أَحْسَنِ تَقْوِيمٍ ٤
Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur. -Allahu i Lartësuar e bëri njeriun një krijim të plotë e të bukur, me gjymtyrë të përshtatshme, me një trup të qëndrueshëm, të cilit i është mundësuar çdo gjë për të cilën ka nevojë, qoftë në aspektin e jashtëm të dukshëm, qoftë në aspektin e brendshëm. Por me gjithë këto mirësi, të cilat Zoti i ka ofruar njerëzve, shumica e tyre nuk i shprehin Atij mirënjohjen, ashtu sikurse do duhej të vepronin. Ata janë të angazhuar në dëfrime dhe përjetimet mashtruese të kësaj jete dhe pranojnë që të bien në nivelet më të ulëta. Ata merren me gjëra të poshtra, që përlyejnë dhe prishin moralin dhe vlerat me të cilat Zoti i ka urdhëruar që të pajisen. Prandaj edhe i Madhëruari thotë: