انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الضحى
السورة ٩٣

الضحى

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٣

مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَىٰ ٣

Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren. – Kuptimi: Zoti yt kurrë nuk të ka lënë, por gjithmonë është përkujdesur për ty. Ai kurrë nuk të braktis, por përkujdeset dhe rregullon çështjet e tua më së miri. Ai do të të lartësojë gradë pas grade. Gjithashtu, Zoti yt kurrë nuk do të të urrente, sepse të zgjodhi për të të dashur. Mohimi i urrejtjes nënkupton pohimin e nivelit më të lartë të të kundërtës së saj, sepse vetëm mohimi i diçkaje nuk konsiderohet lavdërim, veç nëse ai nënkupton pohimin e të kundërtës së saj. Kjo ishte gjendja e Profetit, e shkuara dhe e tashmja e tij. Ai kishte dashurinë e plotë dhe përkujdesjen e vazhdueshme të Zotit të tij. Ai ishte vazhdimisht në rritje, për sa u përket gradave të tij të përsosmërisë si adhurues i Zotit. Ndërsa për sa i përket të ardhmes që e priste, i Lartësuari thotë: