التوبة
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
يُرِيدُونَ أَن يُطْفِـُٔوا۟ نُورَ ٱللَّهِ بِأَفْوَٰهِهِمْ وَيَأْبَى ٱللَّهُ إِلَّآ أَن يُتِمَّ نُورَهُۥ وَلَوْ كَرِهَ ٱلْكَـٰفِرُونَ ٣٢
Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojën e tyre. -Drita e Allahut është feja dhe besimi i pastër, që Ai i solli përmes profetëve dhe shpalljeve. Allahu i Madhëruar e ka quajtur ‘dritë’ besimin e pastër dhe të vërtetë, sepse nëpërmjet tij krijesat ndriçohen dhe largojnë errësirat e paditurisë dhe besimeve të kota dhe të trilluara. Feja dhe besimi i vërtetë janë ndërtuar mbi dy shtylla të rëndësishme: dituria e vërtetë dhe puna me sinqeritet sipas kësaj diturie. Çdo lloj besimi tjetër ecën kundër kësaj rruge. Kështu, jehudët, të krishterët dhe çdokush që u përngjan atyre në besim, dëshirojnë që, përmes fjalëve të zbukuruara, të mbulojnë të vërtetën, që shkëlqen si drita e diellit.Por Allahu veçse do ta përkryejë dritën e Tij edhe pse jobesimtarët e urrejnë (këtë). -E si të ndodhë ndryshe me këtë dritë të mrekullueshme?! Sikur të gjitha krijesat të mblidhen për ta shuar atë, kurrë nuk do të munden as ta zbehin ndriçimin e saj. Kështu do të ndodhë, sepse është Allahu që e zbriti atë dritë, është Ai në dorën e të Cilit janë të gjithë shpirtrat e krijesave, dhe Ai ka dhënë fjalën se do ta ruajë këtë dritë nga ata që duan ta luftojnë e t'i kundërvihen. Ai thotë: “Por Allahu veçse do ta përkryejë dritën e Tij edhe pse jobesimtarët e urrejnë (këtë).”. Ata bëjnë çdo gjë dhe harxhojnë pasurinë e tyre për të luftuar dhe mbuluar të vërtetën, por përpjekjet e tyre nuk mund ta dëmtojnë aspak atë. Në vijim, Allahu i Madhëruar na sqaron se cila është ajo dritë, të cilën Ai ka dhënë fjalën se do ta ruajë dhe do ta plotësojë: