انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · التوبة
السورة ٩

التوبة

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١٩

أَجَعَلْتُمْ سِقَايَةَ ٱلْحَآجِّ وَعِمَارَةَ ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ كَمَنْ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ وَجَـٰهَدَ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ ۚ لَا يَسْتَوُۥنَ عِندَ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلظَّـٰلِمِينَ ١٩

Vërtet e konsideroni dhënien ujë haxhinjve dhe kujdestarinë për Xhaminë e Shenjtë, të njëjtë me besimin në Allahun dhe në Ditën e Fundit dhe luftën në rrugën e Allahut? -Disa muslimanë polemizonin me njëri-tjetrin - ose ndoshta me një grup idhujtarësh - rreth çështjes se a është vepër më e mirë dhënia ujë haxhinjve ose ndërtimi i Xhamisë së Shenjtë dhe gjallërimi i saj me namaz e adhurime, apo është më i mirë besimi në Allahun e Ditën e Gjykimit dhe lufta në rrugën e Tij? Atëherë, Allahu i Madhëruar njofton se mes dy çështjeve ka ndryshim shumë të madh.Jo, këto nuk janë të njëjta për Allahun. -Kështu, lufta në rrugën e Zotit dhe besimi i vërtetë është më i mirë dhe më i rëndësishëm se dhënia ujë haxhinjve dhe se ndërtimi dhe frekuentimi i Xhamisë së Shenjtë. Dallimi mes tyre është shumë i madh, sepse imani është themeli i fesë dhe vetëm me një iman të saktë veprat bëhen të pranueshme dhe njeriu pajiset me cilësi të lëvdueshme. Ndërsa lufta në rrugën e Zotit është pika kulminante e fesë së Zotit. Nëpërmjet saj, feja ruhet dhe përhapet ndër njerëz. Përmes xhihadit triumfon e vërteta dhe zhduket e kota. Ndërsa dhënia ujë haxhinjve apo ndërtimi dhe frekuentimi i Shtëpisë së Shenjtë, edhe pse janë ndër veprat më të mira, ato gjithsesi janë të pranueshme veç nëse kanë si bazë besimin e drejtë tek Allahu i Madhëruar. Mirësitë që arrihen përmes tyre nuk mund t'u afrohen mirësive të imanit dhe xhihadit në rrugën e Zotit.Allahu nuk i udhëzon në rrugën e drejtë keqbërësit. -Padrejtësia është bërë cilësi e pandashme e keqbërësve, prandaj ata nuk e meritojnë t'u jepet ndonjë e mirë. Ata nuk e pranojnë të mirën dhe vlejnë vetëm si mbartës të ligësisë dhe shfrenimit. Në vijim, Allahu i Madhëruar e shpreh qartë se cilët janë në gradat më të larta: