انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · التوبة
السورة ٩

التوبة

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١٢٨

لَقَدْ جَآءَكُمْ رَسُولٌ مِّنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُم بِٱلْمُؤْمِنِينَ رَءُوفٌ رَّحِيمٌ ١٢٨

Juve ju ka ardhur një Profet nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse ai e dëshiron fort rrugën e drejtë për ju. -Allahu i Lartësuar u kujton besimtarëve mirësinë e Tij të jashtëzakonshme kur u dërgoi një profet nga mesi i tyre. Ky ishte një profet që nuk dinte të shkruante dhe të lexonte, por populli ia njihte mirë prejardhjen fisnike dhe të zgjedhur. Allahu i Madhëruar e zgjodhi nga mesi i tyre, që ata ta kishin të lehtë të mësonin prej tij Shpalljen. Duke e njohur për moralin, prejardhjen e zgjedhur dhe vlerat e rralla, populli i tij nuk duhej ta kishte aspak të vështirë t’i bindej dhe ta pasonte atë. Përkundrazi, kjo do të ishte nder dhe lavdi për ta, sepse ai ishte njeriu më i dashur, që dëshironte të mirën e tyre më shumë se çdokush tjetër. Ai shqetësohej për çdo gjë që shqetësonte edhe ata. Profeti dëshironte të mirën për njerëzit dhe luftonte me mish dhe me shpirt për t'i afruar drejt saj me dashuri, me ëmbëlsi dhe butësi. Ai dëshironte udhëzimin e tyre në rrugën e drejtë dhe në besimin e vërtetë. Ai nuk donte që ata t'i godiste e keqja dhe luftonte që t'i largonte prej saj. Ai i këshillonte e i ndihmonte që të shpëtonin prej të keqes dhe ndëshkimit.Për besimtarët, ai është shumë i ndjeshëm dhe shumë i mëshirshëm. -Për besimtarët ai është tejet i mëshirshëm, i dhembsur, i butë dhe i dashur. Ai është më i mëshirshëm me ta edhe sesa vetë prindërit e tyre. Për këtë arsye, e drejta e Profetit qëndron mbi të drejtat e të gjitha krijesave. Umeti e ka detyrë kryesore besimin e drejtë në këtë Profet, nderimin e figurës së tij, mbështetjen e rrugës së tij, si edhe respektin ndaj fjalës së tij.