الأعلى
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
سَنُقْرِئُكَ فَلَا تَنسَىٰٓ ٦ إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُ ۚ إِنَّهُۥ يَعْلَمُ ٱلْجَهْرَ وَمَا يَخْفَىٰ ٧
Ne do ta shpallim ty(Kur'anin)që të mos harrosh, Përveç asaj që Allahu dëshiron. Ai e di të dukshmen e të fshehtën. -Kuptimi: Ne do të bëjmë që Kur'ani të zërë vend në zemrën tënde, që ti ta kuptosh plotësisht atë, dhe pastaj të mos harrosh gjë prej tij. Ky është një përgëzim madhështor nga Allahu i Lartësuar drejtuar adhuruesit dhe Profetit të tij, Muhamedit (a.s.). Allahu i Madhëruar do t’i mësonte atij një dituri, që nuk kishte për ta harruar. Kjo do të thotë që Profeti (a.s.) nuk harroi asgjë prej Shpalljes së Zotit, përveç asaj që Zoti, me urtësinë e Tij, e gjykoi se ishte e dobishme që të lihej në harresë. Allahu e di shumë mirë se çfarë është e dobishme dhe çfarë e dëmshme për robërit e Tij, prandaj vendos për ta ashtu si dëshiron Ai, me urtësinë e Tij madhështore.