الأعراف
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
إِنَّ وَلِـِّۧىَ ٱللَّهُ ٱلَّذِى نَزَّلَ ٱلْكِتَـٰبَ ۖ وَهُوَ يَتَوَلَّى ٱلصَّـٰلِحِينَ ١٩٦
Mbrojtësi im është Allahu, i Cili e zbriti Librin dhe që përkujdeset për të mirët. - Mbrojtësi dhe kujdestari im është Allahu i Lartësuar. Ai kujdeset për të më dhuruar të mira dhe për të larguar çdo të keqe, rrezik dhe kërcënim që më kanoset. Allahu i Lartësuar është Ai që zbriti Kur'anin, i cili është udhëzim, shërim dhe dritë. Me Shpalljen e Tij, Allahu tregon përkujdesje për të dashurit e Tij, që i ka zgjedhur dhe dalluar mbi të tjerët. Ai kujdeset me butësi dhe mëshirë, duke i edukuar adhuruesit e Tij me moral dhe besim të pastër. Allahu i Lartësuar përkujdeset për ata që kanë qëllim, fjalë dhe vepra të mira. Në një ajet tjetër kuranor thuhet: “Allahu është Mbrojtësi (i dashur) i atyre që besojnë dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë. Për ata që nuk besojnë kujdestarë janë shejtanët, të cilët i nxjerrin ata prej drite për t'i futur në errësira. Këta janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përjetësisht.” [Bekare 257]. Kështu ndodh, sepse besimtarët e mirë kënaqen me Allahun e Lartësuar si Kujdestarin dhe të dashurin e tyre, duke ia dorëzuar Atij të gjitha çështjet. Ata i përkushtohen tërësisht Atij dhe distancohen nga çdo lloj i adhuruari tjetër. Për këtë shkak, Allahu i Lartësuar i ndihmon ata në çdo hap e në çdo çështje dhe u jep sukses në dynja e në ahiret. Në një ajet tjetër kuranor thuhet: “Allahu i mbron ata që besojnë. Me të vërtetë, Allahu nuk i do tradhtarët e mohuesit.” [Haxh 38].