انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الأعراف
السورة ٧

الأعراف

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١٣٦

فَٱنتَقَمْنَا مِنْهُمْ فَأَغْرَقْنَـٰهُمْ فِى ٱلْيَمِّ بِأَنَّهُمْ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَـٰتِنَا وَكَانُوا۟ عَنْهَا غَـٰفِلِينَ ١٣٦

Kështu, Ne i ndëshkuam ata dhe i fundosëm në det... - Kur erdhi koha për t’u zbatuar ndëshkimi përfundimtar mbi Faraonin dhe mbështetësit e tij, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Musain që të largohej natën, bashkë me bijtë e Izraelit. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar e njoftoi Musain se Faraoni bashkë me ushtrinë e tij do të viheshin në ndjekje të tyre. Sikurse thotë Allahu i Lartësuar në ajete të tjera kuranore: “Faraoni dërgoi lajmëtarë nëpër qytete për të tubuar njerëz, (Duke u thënë se) "Këta (israelitët) janë veçse një grup i vogël që e kanë ndezur me të vërtetë zemërimin tonë. Por ne jemi shumica e gjithnjë të gatshëm."” [Shuara 53 – 56]. Kështu, Faraoni dërgoi në të gjithë qytetet njerëz, që të rekrutonin ushtarë, për t’u vënë në ndjekje të Musait dhe bijve të Izraelit. Ishte Allahu i Madhëruar Ai që i bëri ata të shkonin me këmbët e tyre drejt fundit të tmerrshëm, sikurse thotë në një ajet tjetër: “Kështu (-thotë Zoti -), Ne i nxorëm ata prej kopshteve e burimeve, Prej thesareve dhe vendbanimeve të bukura. Ja kështu, Ne ua lamë ato Bijve të Israilit. Ata (ushtria e Faraonit) i arritën (Bijtë e Israilit) në agim. Kur dy grupet e panë njëri-tjetrin, njerëzit e Musait thanë: “Ata na zunë, me të vërtetë.” Musai tha: “Kurrsesi! Zoti im është me mua dhe Ai do të më udhëzojë.”. Pastaj Ne i shpallëm Musait: “Bjeri detit me shkopin tënd!”. Dhedetiundadheçdopjesëetijubësi mal i madh. Ne e afruam palën tjetër (ata të faraonit) atje. Ne i shpëtuam Musanë dhe të gjithë ata që ishin me të. Ndërsa të tjerët i përmbytëm në ujë. Vërtet, në këtë (ngjarje) ka Argument. Por shumica e tyre (e njerëzve)nuk besojnë. Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.” [Shuara 56 - 68]....ngaqë ata i konsideruan gënjeshtra argumentet Tona dhe u treguan mospërfillës ndaj tyre. - E gjitha kjo erdhi si ndëshkim për mohimin e shenjave të Allahut të Lartësuar. Ata i konsideruan mrekullitë e Zotit si gënjeshtra dhe i kthyen shpinën të vërtetës që përcillte Musai. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: