الأنعام
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
فَلَمَّا جَنَّ عَلَيْهِ ٱلَّيْلُ رَءَا كَوْكَبًا ۖ قَالَ هَـٰذَا رَبِّى ۖ فَلَمَّآ أَفَلَ قَالَ لَآ أُحِبُّ ٱلْـَٔافِلِينَ ٧٦
Kur atë e mbuloi nata, ai pa një yll dhe tha:....” -Kur ra nata, Ibrahimi (a.s)pa një yll. Mbase këtu është fjala për ndonjë yll më të shndritshëm se të tjerët, meqë është përmendur veçmas të tjerëve. Për këtë arsye, - dhe Allahu është më i ditur - kanë thënë që ai ishte ylli El Zehra.“Ky është Zoti im.”. -Duke folur me logjikën e kundërshtarëve, Ibrahimi (a.s)iu drejtua atyre dhe u tha: “O ju që adhuroni yjet, ejani të shikojmë dhe ta mendojmë mirë këtë çështje! Le të supozojmë se ky yll, që ju adhuroni, është vetë Zoti. Por, vallë, a e meriton ai që ta trajtosh si Zot e Krijues të gjithçkaje? A ka ndonjë provë të konsiderueshme për këtë? Le ta mendojmë mirë këtë çështje, sepse nuk i shkon një të mençuri që të konsiderojë si Zot pasionin e vet, pa patur asnjë fakt apo arsyetim.Por, kur ai u zhduk, tha: “Unë nuk i dua ata që humbin.” -Kur ylli u zhduk, atëherë Ibrahimi a.s, për t’i bërë njerëzit të arsyetonin, tha: “Nuk e dua atë që ikën e zhduket nga adhuruesit e vet. I adhuruari duhet që të kujdeset pandërprerë për adhuruesit të tij, për rregullimin dhe administrimin e të gjitha çështjeve të tyre. Si mund të konsiderohet si Zot dikush a diçka që zhduket për një kohë të gjatë, kohë kur nuk i ndihet aspak përkujdesi? Të tillë nuk meritojnë aspak të adhurohen. Madje, adhurimi i tyre konsiderohet si mendjelehtësia më e madhe.”