الأنعام
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
فَقَدْ كَذَّبُوا۟ بِٱلْحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمْ ۖ فَسَوْفَ يَأْتِيهِمْ أَنۢبَـٰٓؤُا۟ مَا كَانُوا۟ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ ٥
Ata e mohojnë të vërtetën kur u vjen,... -Përgjegjësia ndaj të vërtetës është që, së pari, të pasohet, së dyti, të falënderohet Allahu i Lartësuar për lehtësimin e arritjes së saj tek ti dhe, së treti, ajo të zbatohet e të përhapet. Por ata, në vend të kësaj, veprojnë të kundërtën, prandaj meritojnë ndëshkimin e të Drejtit, që thotë:...por shpejt do ta shohin atë që e përqeshnin. -Atë që e tallnin dhe e konsideronin si gënjeshtër, do ta shohin qartë dhe do të binden që është e vërtetë. Atë ditë do të dalë në shesh gënjeshtra dhe mosbesimi i padrejtë i jobesimtarëve. Ata tallen me ringjalljen, me Xhenetin dhe me Zjarrin, por kur të vijë Dita e Gjykimit, mohuesve do t’u thuhet: “Ky është zjarri, që ju e mohonit. Mos është kjo ndonjë magji, apo ju nuk shihni?! Digjuni në të! E duroni apo nuk e duroni, njësoj është për ju! Ky është i vetmi “shpërblim” për atë që e merituat me veprat tuaja!” [Tur 14 - 16]. Gjithashtu, i Lartësuari thotë: “Ata u betuan në Allahun, me betimin e tyre më të fortë se Allahu nuk ka për ta ringjallur atë që vdes. Përkundrazi, (Ringjallja) është premtimi i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk e dinë. Ai do t’i ringjallë ata për t’ua bërë të qartë të vërtetën e asaj, për të cilën ranë në kundërshti dhe për t’a ditur mirë jobesimtarët se ishin gënjeshtarë.” [Nahl 38, 39]. Më pas, Allahu i Madhëruar i porosit që të marrin mësim nga ngjarjet e popujve të shkuar, duke thënë: