انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الأنعام
السورة ٦

الأنعام

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٤٦

قُلْ أَرَءَيْتُمْ إِنْ أَخَذَ ٱللَّهُ سَمْعَكُمْ وَأَبْصَـٰرَكُمْ وَخَتَمَ عَلَىٰ قُلُوبِكُم مَّنْ إِلَـٰهٌ غَيْرُ ٱللَّهِ يَأْتِيكُم بِهِ ۗ ٱنظُرْ كَيْفَ نُصَرِّفُ ٱلْـَٔايَـٰتِ ثُمَّ هُمْ يَصْدِفُونَ ٤٦

Allahu i Madhëruar na tregon se, ashtu sikurse është i vetmi që krijoi krijesat dhe i vetmi që përkujdeset për to, po ashtu është i vetmi që meriton adhurimin nga krijesat. Për këtë arsye, i Lartësuari na nxit që të mendojmë thellë:Thuaj: “Mendoni sikur Allahu t'jua merrte të dëgjuarit e shikimin dhe t'jua mbyllte zemrat, atëherë cili zot tjetër, veç Allahut, do t’jua jepte ato?” -Nëse Allahu, si i vetmi që ka në dorë gjithçka që ka krijuar, ju lë pa dëgjim, pa shikim dhe pa logjikë, atëherë kush tjetër do t’jua sjellë ato? E nëse nuk keni ndonjë që mund t’jua sjellë, atëherë përse adhuroni të tjerë bashkë me Allahun?! Mënyra e argumentimit është shumë e qartë. Nëse e pranoni Allahun si të vetmin që krijon dhe përkujdeset për krijesat, si të vetmin që ka në dorë gjithçka, pse nuk e pranoni si të vetmin të Adhuruar, të Cilit duhet t’i përkushtoheni me adhurime dhe me lutje? Ky është argument që përforcon teuhidin dhe hedh poshtë idhujtarinë. Më pas, i Lartësuari thotë:Shih se si ua sqarojmë Ne Shenjat, por sërish ata nuk ua vënë veshin. -Allahu i Lartësuar e ka qartësuar të vërtetën me mënyra të shumta, që të dalë në shesh edhe rruga e kriminelëve dhe të padrejtëve. Por edhe pas një qartësimi të tillë, me çdo rrugë dhe mënyrë, ata përsëri i kthejnë shpinën të vërtetës.