الأنعام
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَـٰتِنَا صُمٌّ وَبُكْمٌ فِى ٱلظُّلُمَـٰتِ ۗ مَن يَشَإِ ٱللَّهُ يُضْلِلْهُ وَمَن يَشَأْ يَجْعَلْهُ عَلَىٰ صِرَٰطٍ مُّسْتَقِيمٍ ٣٩
Ata që mohojnë shpalljet Tona janë shurdhë e memecë, të përhumbur në errësira. -Ky ajet flet për gjendjen e mohuesve të shpalljeve të Zotit dhe mohuesve të profetëve të Tij. Ata ia kanë mbyllur vetes portën e udhëzimit dhe kanë hapur portën e shkatërrimit. Ata janë të shurdhër, që nuk e dëgjojnë të vërtetën. Ata janë memecë, që kurrë nuk flasin të vërtetën, por gjithmonë flasin dhe mbështesin të kotën. Ata enden mes errësirave. Ata janë të zhytur në terrin e injorancës, kufrit, padrejtësive, poshtërsive dhe mosbindjes ndaj Zotit. Kjo është humbja që Allahu, me drejtësinë e Tij, u shkakton atyre që e meritojnë. I Lartësuari thotë më pas:Allahu e lë në humbje atë që Ai dëshiron dhe vë në rrugë të drejtë atë që Ai dëshiron. -Allahu është i vetmi që ka në dorë si udhëzimin në rrugën e drejtë dhe mundësinë për të jetuar sipas tij, ashtu edhe lënien në humbje. Të dyja këto, si udhëzimi, ashtu edhe lënia në humbje, bëhen në bazë të bamirësisë drejtësisë dhe urtësisë së Allahut.