انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الأنعام
السورة ٦

الأنعام

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٣٢

وَمَا ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَآ إِلَّا لَعِبٌ وَلَهْوٌ ۖ وَلَلدَّارُ ٱلْـَٔاخِرَةُ خَيْرٌ لِّلَّذِينَ يَتَّقُونَ ۗ أَفَلَا تَعْقِلُونَ ٣٢

Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër veçse lojë e dëfrim. Nuk ka dyshim se Bota Tjetër është më e mira për të devotshmit. A nuk logjikoni? -Kjo është pamja reale e dynjasë dhe e ahiretit. Dynjaja është lojë dhe argëtim: lojë për trupin dhe dëfrim për zemrën. Kur zemra dëfren me kënaqësitë e dynjasë, shpirti lidhet fort pas tyre. Megjithatë, kësaj zemre nuk i ndahen trishtimet dhe brengat. Angazhimi me argëtimet e kësaj dynjaje janë si një lojë fëmijësh. Ndërsa ahireti është më i mirë për ata që janë të devotshëm, për shkak të mirësive dhe vazhdimësisë së tyre në të. Të devotshmit do të gjejnë atje çdo gjë që ua dëshiron shpirti dhe që u kënaq syrin. Atje rehatohen zemrat dhe shpirtrat, duke përjetuar çdo gjë që sjell gëzim dhe lumturi. Ky vend i lumturisë së përjetshme nuk mund të arrihet nga kushdo. Ai është posaçëruar vetëm për të devotshmit, që kanë si cilësi kryerjen e urdhrave të Zotit dhe largimin nga ndalesat e Tij. Kjo Shpallje e Zotit duhet t’ju bëjë që të mendoni. I Madhëruari thotë: “A nuk logjikoni?” Pra, a nuk keni logjikë, që të gjykoni se cilit vend duhet t’i jepni përparësi dhe të punoni për ta arritur?!