انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · النجم
السورة ٥٣

النجم

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآيات ١٩–٢٠

أَفَرَءَيْتُمُ ٱللَّـٰتَ وَٱلْعُزَّىٰ ١٩ وَمَنَوٰةَ ٱلثَّالِثَةَ ٱلْأُخْرَىٰٓ ٢٠

Pasi përshkroi pastërtinë e Shpalljes së Tij, Allahu i Lartësuar flet për kotësinë e besimit të politeistëve, të cilët adhurojnë idhuj, që janë të mangët dhe shumë larg cilësive të larta e të plota të Allahut të Lartësuar, që është i vetmi i Adhuruar me meritë:A i shihni Latën dhe Uzzanë? Dhe atë të tretin e të fundin, Menatin? -Këta ishin idhujt e tyre, të cilët nuk kishin fuqi e aftësi për të bërë asgjë, as dëm as dobi. Ata ishin thjesht emra të thatë, të vënë nga idhujtarët dhe paraardhësit e tyre injorantë për idhujt e tyre. Në këtë mënyrë, ata thjesht mashtronin vetveten dhe devijonin të tjerët, duke i ftuar që t’u nënshtroheshin atyre gjërave të kota. Pa dyshim, ata idhuj nuk meritonin asnjë lloj adhurimi, edhe po të kishin emra madhështorë dhe tërheqës, pasi nuk gëzonin asnjë atribut real që mund të tregonin ata emra. Për shembull, ata pretendonin se emri Lat e kishte prejardhjen nga fjala ‘Ilah’ (Zot), prandaj idhulli me atë emër e meritonte adhurim. Për emrin Uzza thoshin se e kishte prejardhjen nga ‘Aziz’ (Ngadhënjimtari), ndërsa Menat e kishte prejardhjen nga Menan (Bamirësi). Në fakt, El Ilah, El Aziz dhe El Menan janë disa nga emrat e Allahut të Lartësuar, të cilët ata ua atribuonin padrejtësisht idhujve të tyre. Kjo qe një padrejtësi dhe paturpësi e madhe e idhujtarisë. Adhurimi i plotë i takon vetëm dhe vetëm Allahut të Lartësuar.