انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الحجرات
السورة ٤٩

الحجرات

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٢

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَرْفَعُوٓا۟ أَصْوَٰتَكُمْ فَوْقَ صَوْتِ ٱلنَّبِىِّ وَلَا تَجْهَرُوا۟ لَهُۥ بِٱلْقَوْلِ كَجَهْرِ بَعْضِكُمْ لِبَعْضٍ أَن تَحْبَطَ أَعْمَـٰلُكُمْ وَأَنتُمْ لَا تَشْعُرُونَ ٢

O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos iu drejtoni atij me zë të lartë, sikurse i drejtoheni njëri-tjetrit e kështu t’ju asgjësohen veprat tuaja pa e ndier! -Ky është një urdhër për edukatën që duhet të kenë besimtarët me Profetin e Allahut, në mënyrën e komunikimit me të.Kush bisedonte me Profetin (a.s.) nuk duhej ta ngrinte zërin më lart se Profeti (a.s.), por t’i drejtohej atij me zë të ulët, me edukatë, butësi e nderim të thellë, ashtu sikur u flitet njerëzve të mëdhenj, të nderuar e të respektuar. Me Profetin nuk duhej të silleshin njëlloj si me njëri-tjetrin, por me edukatë të veçantë, ashtu sikurse e meriton një profet nga ymeti i tij. Ymeti e ka detyrë që ta besojë plotësisht profetin e vet. Ai e ka detyrë, gjithashtu, që ta dojë Zotin dhe profetin e Tij më shumë se çdo gjë tjetër. Ashtu sikurse e ka detyrë besimin dhe dashurinë për Profetin, ashtu e ka detyrë edhe edukatën e lartë me të. Mosplotësimi i këtij detyrimi sjell asgjësimin e punëve të robit, pa e ndier dhe kuptuar. Nga ana tjetër, edukata me të sjell shpërblime të mëdha dhe pranim të veprave nga Allahu i Madhëruar.Këto fjalë u drejtoheshin në mënyrë tëdrejtpërdrejtë bashkëkohësve të Profetit.Ndërsa për ne sot, ajeti është urdhër përedukatë të lartë në mënyrën e trajtimit tëtraditës dhe figurës së Profetit (a.s.).