الفتح
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
إِنَّآ أَرْسَلْنَـٰكَ شَـٰهِدًا وَمُبَشِّرًا وَنَذِيرًا ٨
Ne të dërguam ty si dëshmitar, si përgëzues dhe paralajmërues... -Allahu i Madhëruar e dërgoi Profetin besnik, që të dëshmojë mbi ymetin e tij, rreth qëndrimit të tyre, të mirë apo të keq. Ai do të dëshmojë për fjalët dhe veprat e ymetit, për ato të saktat e të vërtetat, ashtu edhe për ato të stisurat, të kotat e të pasaktat. Ai u dërgua, gjithashtu, si dëshmues për njëshmërinë e Zotit në meritën e adhurimit dhe për atributet e Tij të plota e absolute në çdo drejtim. Përveç këtyre, Profeti (a.s.) u dërgua që të përgëzojë të gjithë ata që i binden Allahut dhe fjalës së tij, për shpërblime dhe mirësi të shumta, që kanë lidhje me dynjanë, fenë dhe ahiretin e tyre. Ndërsa për ata që nuk i binden Allahut e Profetit të Tij, ai u dërgua që t’i paralajmërojë për ndëshkimin në këtë jetë dhe në tjetrën. Që përgëzimi dhe paralajmërimi të përcillen me sukses, duhet që të tregohen dhe sqarohen të gjitha fjalët dhe veprat për të cilat ka përgëzim ose kërcënim. Profeti (a.s.) ishte qartësuesi i të mirës dhe i të keqes, i rrugës të lumturisë dhe i shkaqeve të ndëshkimit, qartësues i të vërtetës dhe të kotës. Ai e bëri këtë detyrë në formën më të plotë, pa lënë asnjë boshllëk dhe mangësi. Prandaj, pas përshkrimit të tij si dëshmu-es e përgëzues, i Madhëruari thotë: