انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · محمد
السورة ٤٧

محمد

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٣٣

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَطِيعُوا۟ ٱللَّهَ وَأَطِيعُوا۟ ٱلرَّسُولَ وَلَا تُبْطِلُوٓا۟ أَعْمَـٰلَكُمْ ٣٣

O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit ... -Allahu i Madhëruar u jep besimtarëve një urdhër, që, nëse e zbatojnë, kanë për të qenë të lumtur në dynja dhe në ahiret. Ky është urdhri për bindje të plotë ndaj Allahut dhe ndaj Profetit të Tij, për çështjet themelore të fesë dhe për degëzimet e saj. Bindja nënkupton plotësimin e urdhëresave dhe largimin nga haramet, në mënyrën e përcaktuar nga Allahu e Profeti i Tij dhe me qëllimin e sinqertë për të kënaqur vetëm Allahun e Madhëruar....e mos i çoni dëm veprat tuaja! -Kjo është një porosi nga i Lartësuari për t’i ruajtur veprat tona të mira që kemi bërë, nga çdo gjë që i cenon ose i fshin fare ato, siç është përfolja e atyre punëve, vetëkënaqësia, mburrja apo shtirja. Edhe gjynahet i fshijnë veprat e mira dhe shpërblimin e tyre. Gjithashtu, veprat e mira i prish edhe ndërprerja e tyre në mes, pa i plotësuar, apo kryerja e ndonjë vepre specifike, që Sheriati e ka përcaktuar si dëmtuese të punës së mirë. Kështu ndodh, për shembull, me namazin, agjërimin ose haxhin, që mund të prishen me disa vepra e fjalë të caktuara. Juristët fetarë mbështeten në këtë ajet kur thonë se është e ndaluar ndërprerja e një adhurimi farz dhe është e papëlqyeshme ndërprerja e një adhurimi të pëlqyeshëm, por jo i detyrueshëm për t’u plotësuar. Nëse Allahu i Madhëruar na ka ndaluar të prishim punët e mira, nga ana tjetër na ka urdhëruar për rregullimin dhe plotësimin e tyre. Me fjalë të tjera, ne duhet t’i përkryejmë gjithmonë veprat tona, me qëllimin e sinqertë për të kënaqur Allahun e Lartësuar.