انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الأحقاف
السورة ٤٦

الأحقاف

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٢٤

فَلَمَّا رَأَوْهُ عَارِضًا مُّسْتَقْبِلَ أَوْدِيَتِهِمْ قَالُوا۟ هَـٰذَا عَارِضٌ مُّمْطِرُنَا ۚ بَلْ هُوَ مَا ٱسْتَعْجَلْتُم بِهِۦ ۖ رِيحٌ فِيهَا عَذَابٌ أَلِيمٌ ٢٤

Kur ata panë një ré, që u duk se vinte në drejtim të luginave të tyre, thanë: “Kjo ré po sjell shiun!” -Ata menduan se ishin re të mëdha, që zakonisht sjellin reshje. Kështu, ata po prisnin të binte shi mbi tokat e tyre, të mbusheshin puset dhe rezervuarët e tyre, që i shfrytëzonin për të pirë ujë vetë dhe për të vaditur të mbjellat. Të gëzuar, ata thanë: “Kjo re do të na sjellë shi!” Por nuk ishte ashtu:“Jo, por kjo është ajo që ju e kërkonit me ngut...” -Kjo qe përgjigjja e kërkesës së tyre, kur thanë: “Po të jesh kaq i sigurt, na e sill tani atë që na e paralajmëron!”“... Ajo është një stuhi, që mbart një dënim të dhembshëm.” -Ajo qe një erë aq e fortë, saqë kudo ku kalonte, shkatërronte dhe dëmtonte gjithçka. Kjo stuhi veproi egërsisht mbi ta, ashtu sikurse thotë i Madhëruari në ajete të tjera: “Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara.” [Haka 6, 7]. E gjitha kjo ndodhi me urdhrin e Allahut të Madhëruar. Pas këtyre ditëve dhe netëve ndëshkimi, duke treguar gjurmët e dhembshme që ajo la pas, Allahu thotë: