انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الجاثية
السورة ٤٥

الجاثية

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٢٠

هَـٰذَا بَصَـٰٓئِرُ لِلنَّاسِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِّقَوْمٍ يُوقِنُونَ ٢٠

Ky(Kur'an)është Dritë, udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë me siguri të plotë. -Ky Kur'an është dritë dhe udhërrëfyes për njerëzit. Tek ai njerëzit gjejnë udhëzime të qarta për të gjitha çështjet. Nëpërmjet këtyre udhëzimeve, besimtarët përfitojnë shumë mirësi për dynjanë dhe ahiretin e tyre. Kur'ani tregon se ç’është e mirë dhe ç’është e keqe. Ai është mëshirë e dhuruar nga Zoti i Madhërishëm. Kur'ani është i tillë jo për çdo njeri, por, ashtu sikurse thotë i Madhëruari: “... për njerëzit që besojnë me siguri të plotë”, për ata që besojnë çfarë duhet besuar dhe që janë të sigurt në vërtetësinë e Shpalljes së Zotit. Nëpërmjet Shpalljes së Zotit, të cilën e besojnë pa asnjë dyshim, ata arrijnë të shohin dhe të ecin në rrugën e drejtë. Nëpërmjet saj, ata shohin të vërtetën, në lidhje jo vetëm me boshtin kryesor të fesë, por edhe me degëzimet e saj. Kështu, ata arrijnë të bëjnë për vete dhe të ruajnë çdo mirësi dhe gëzim, duke siguruar lumturinë e tyre në dynja dhe në ahiret. Kjo Shpallje, për ata që e besojnë me siguri të plotë, është tërësisht ashtu sikurse e përshkruan Allahu i Urtë, i Lavdëruar dhe i Mëshirshëm: “ndriçues, udhëzues e mëshirë”. Nëpërmjet saj, zemrat e tyre pastrohen dhe ndriçohen, ndërsa mendjet e tyre lartësohen dhe fuqizohen. Me zbatimin rigoroz të Kur'anit, siguria për vërtetësinë e tij shtohet edhe më shumë. Ndërsa për kryeneçët, të cilët ndjekin epshet e tyre, sepse i parapëlqejnë ato kundrejt kësaj mëshire të dhuruar, Kur'ani është dëshpërim, sepse për ta është shuar çdo justifikim para Zotit. Ata nuk do të mund të justifikohen para Zotit për mosbesimin dhe mosdorëzimin e tyre.