انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الشورى
السورة ٤٢

الشورى

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٣٦

فَمَآ أُوتِيتُم مِّن شَىْءٍ فَمَتَـٰعُ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا ۖ وَمَا عِندَ ٱللَّهِ خَيْرٌ وَأَبْقَىٰ لِلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَلَىٰ رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ ٣٦

Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na nxit për të qenë më tepër shpërfillës ndaj kësaj dynjaje dhe sa më shumë të interesuar për ahiretin. Ai, gjithashtu, na tregon edhe rrugën për arritjen e këtij qëllimi.Gjërat që ju janë dhënë, janë bukuri të kësaj bote,... -Çdo lloj mirësie që kemi, si: pasuria, fëmijët, pushteti, shëndeti i mirë, siguria, stabiliteti etj., janë thjesht stoli të kësaj bote të shkurtër, që do të përfundojë një ditë. Si e tillë, nuk ia vlen që të sakrifikosh shumë për të. Më pas, i Madhëruari nxit njerëzit që t’i japin pikërisht ahiretit rëndësinë që i takon:... ndërsa ato që janë tek Allahu, janë më të mira dhe të përjetshme. ... -Ato që janë përgatitur dhe tani ekzistojnë tek Allahu, në Xhenet, janë shumë herë më të mira sesa mirësitë dhe lezetet e kësaj bote. Madje, mes tyre as që mund të bëhet ndonjë krahasim i përpiktë. Përveçse gjërat atje janë më të mira dhe më të bukura, ato kanë edhe një veçori tjetër, që i bën të pashembullta: ato janë të përjetshme, që nuk ndërpriten. Mirësitë e ahiretit do të shijohen pa mundime paraprake dhe pa merakun se një çast do të mbarojnë. Banorët e Xhenetit, gjithashtu, nuk do të mërziten kurrë apo të velen me këto mirësi. Por për cilët është përgatitur ky lloj shpërblimi? I Gjithëmëshirshmi thotë:... Ato janë për ata që besojnë dhe që i mbështeten vetëm Zotit të tyre. -Kështu, Allahu i Lartësuar na jep cilësitë dalluese të këtyre fatlumëve. Së pari, ata kanë besimin e drejtë, të mbështetur në argumente të sakta dhe të sigurta nga Zoti. Sipas këtij besimi, ata kanë ndjenjat e zemrës dhe veprat e mira, sigurisht, të gjitha të sinqerta për Zotin, sepse besimi që deklarohet me gojë vërtetohet kur shprehet në ndjenjat e zemrës dhe në veprat e njeriut. Cilësia e dytë e tyre është “et-tuekkul” ose: mbështetja e plotë e zemrave te Zoti për arritjen e çdo gjëje të mirë, që ata e dëshirojnë dhe për ruajtjen nga çdo gjë e keqe, së cilës ata i druhen, me sigurinë e plotë se Allahu i Lartësuar do t’ua japë atë që kërkojnë. Teuekkul-i është i domosdoshëm për kryerjen e çdo pune dhe për arritjen e çdo synimi. Çdo punë pa teuekkul është e mangët, jo e plotë.