انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · فصلت
السورة ٤١

فصلت

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٣١

نَحْنُ أَوْلِيَآؤُكُمْ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَفِى ٱلْـَٔاخِرَةِ ۖ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَشْتَهِىٓ أَنفُسُكُمْ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَدَّعُونَ ٣١

“Ne jemi miqtë tuaj, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Botën Tjetër.” -Në jetën e dynjasë, melekët i nxisin besimtarët për punë të mira dhe ua zbukurojnë ato në zemrat e tyre. Po ashtu, ata ua bëjnë të shëmtuar të keqen në zemër dhe i frikësojnë besimtarët që të mos e veprojnë atë. Melekët i luten Allahut për besimtarët, madje i mbështesin realisht ata në kohë sprovash dhe frike, e sidomos në momentet e vdekjes, në jetën e varrit, gjatë errësirës dhe vetmisë së tij, në Ditën e Kijametit, gjatë tmerreve të saj, në kalimin mbi Sirat etj. Madje, edhe në Xhenet ata nuk iu ndahen, por vazhdimisht i përgëzojnë dhe i urojnë për mirësitë dhe begatitë e Allahut të Lartësuar. Ata hyjnë nga çdo portë, sikurse thotë i Madhëruari: “Ata që e përmbushin besën e dhënë Allahut dhe nuk e shkelin fjalën e premtuar; Ata që i ruajnë lidhjet që Allahu ka urdhëruar të ruhen, i frikësohen Zotit të tyre dhe i druhen gjykimit të rëndë; Ata që ngulmojnë me durim për të arritur dashurinë e Zotit të tyre dhe falin me rregull namazin; ata që japin haptazi dhe fshehtazi nga ajo që u kemi dhënë Ne dhe të keqen e kthejnë me të mirë - këtyre u takon shpërblimi në Shtëpinë e përjetshme, (Për ta janë përgatitur) Xhenetet e Adnit, ku do të hyjnë ata dhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët kanë qenë vepërmirë. Melekët do t’i vizitojnë ata, duke u hyrë nga çdo portë: “Selamun alejkum! Me durimin tuaj gjetët shpëtimin. Sa e mirë është Shtëpia e tyre e përjetshme!” [Rad 20 - 24].“Atje ju do të keni atë që dëshirojnë shpirtrat tuaja dhe gjithçka që kërkoni.” - Në Xhenet, ata do të kenë gjithçka që ua dëshiron shpirti, gjëra të cilat do t’i gjejnë gati. Ata do të kërkojnë atje atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe që askush nuk ka mundësi ta përfytyrojë në këtë botë, dhe gjithçka që do kërkojnë do t’u jepet.