انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · فصلت
السورة ٤١

فصلت

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٢٦

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَا تَسْمَعُوا۟ لِهَـٰذَا ٱلْقُرْءَانِ وَٱلْغَوْا۟ فِيهِ لَعَلَّكُمْ تَغْلِبُونَ ٢٦

Allahu i Lartësuar na tregon se mohuesit jo vetëm që i kthejnë shpinën Kur'anit, por edhe e këshillojnë njëri-tjetrin për një krim të tillë:Ata që nuk besojnë thonë: “Mos e dëgjoni këtë Kur'an dhe, kur të lexohet, llomotitni, se ndoshta ia dilni mbanë!” -Kuptimi: Mos e dëgjoni Kur'anin dhe mos u mendoni shumë rreth mesazhit që ai përcjell. Shpërfillini, gjithashtu, edhe ata që ju flasin për Kur'anin. Nëse ju ndodh që të dëgjoni diçka prej këtij libri, atëherë bëni zhurmë e dërdëllisni sa të mundeni, që askush të mos e dëgjojë atë. Njerëz të tillë shpresojnë se, po të veprojnë ashtu, ndoshta mund të shpëtojnë nga ndikimi i fuqishëm që ka Kur'ani në shpirtrat e njerëzve. Kjo është një dëshmi shumë e qartë prej armiqve të Librit të Zotit, se ata mund të përballen me Kur'anin veçse duke mos e dëgjuar atë. E vetmja mënyrë që ata zgjedhin për të mos iu nënshtruar atij është që të mos e dëgjojnë dhe të mos e pranojnë të vërtetën e tij, e cila është e pamohueshme. Sidoqoftë, e vërteta kurrë nuk mund të mposhtet dhe të zhduket, dhe këtë e dinë shumë mirë miqtë dhe armiqtë e saj. Sigurisht, kjo zgjedhje e tyre është tregues i qartë i padrejtësisë dhe i armiqësisë që kanë ndaj së vërtetës. Kështu, ata nuk i lënë asnjë mundësi vetes së tyre për të gjetur udhëzimin. Për ta mbetet veçse ndëshkimi dhe dëshpërimi. Prandaj i Madhëruari thotë: