النساء
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
يَعِدُهُمْ وَيُمَنِّيهِمْ ۖ وَمَا يَعِدُهُمُ ٱلشَّيْطَـٰنُ إِلَّا غُرُورًا ١٢٠
Shejtani u premton atyre dhe i bën të shpresojnë(kotësira). -Shejtani i mallkuar i përdor të dyja mënyrat me ata që kërkon të devijojë: edhe premtimin, edhe frikësimin. Ai i bën të shpresojnë te premtimet e tij mashtruese, por edhe i tremb me varfëri, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “Shejtani ju frikëson me varfëri dhe ju urdhëron për të këqija, ndërsa Allahu ju garanton falje e begati. Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur.”. [Bekare 268]. Për t’i penguar ata nga shpenzimi në rrugën e Zotit, i tremb me varfëri, për t’i penguar nga xhihadi në rrugën e Zotit, i tremb me tortura, vuajtje dhe vrasje, sikurse thuhet në ajet: “Ishte Shejtani që deshte t’ju frikësonte me miqtë e vet. Por ju mos u frikësoni prej tyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!” [Al Imran 175]. Kur njerëzit kërkojnë t’i japin përparësi kënaqësisë së Allahut, Shejtani i mallkuar i tremb me çdo mënyrë, për t’i penguar. Me kurthet dhe intrigat e tij, ai i frikëson ata, i dembelos dhe ua pret krahët, që të mos kryejnë vepra të mira. Nga ana tjetër, ai iu ushqen ëndrra boshe, të cilat, nëse njerëzit i peshojnë me kujdes e qetësi, do të kuptojnë se janë thjesht iluzione. Më pas, Allahu i Lartësuar e përforcon këtë fakt, duke thënë:Por shejtani premton veçse mashtrim. -Premtim i vërtetë është vetëm ai i Allahut të Lartësuar dhe vetëm kërcënimeve të Tij duhet t’u frikësohesh. Më poshtë, Allahu i Lartësuar tregon shpagimin për këdo që miqësohet me Shejtanin dhe që i nënshtrohet atij: