النساء
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
لَّعَنَهُ ٱللَّهُ ۘ وَقَالَ لَأَتَّخِذَنَّ مِنْ عِبَادِكَ نَصِيبًا مَّفْرُوضًا ١١٨
Allahu e mallkoi atë(shejtanin), por ai tha: “Unë do t'i marr një pjesë të caktuar të robërve të Tu. -Duke qenë se Allahu i Lartësuar e mallkoi dhe largoi nga mëshira e Vet, Shejtani lufton gjithnjë për t’i larguar edhe njerëzit nga mëshira e Allahut të Lartësuar, siç thuhet në një ajet tjetër: “Shejtani është armiku juaji, prandaj edhe ju konsiderojeni si armik. Ai i thërret pasuesit e vet vetëm për t’i bërë banues të Zjarrit.”. [Fatir, 6]. Allahu i Lartësuar na tregon për përpjekjet e këtij armiku në devijimin e njerëzve, duke ua zbukuruar atyre të keqen. Shejtani është përbetuar e i ka thënë Zotit: “Unë do t'i marr një pjesë të caktuar të robërve të Tu.” I Mallkuari e di mirë se ai nuk mund të devijojë të gjithë robërit e Zotit. Ai e di shumë mirë se nuk ka asnjë lloj fuqie mbi adhuruesit e sinqertë të Allahut dhe se pushteti i tij është i kufizuar vetëm mbi ata që i ofrojnë miqësi dhe i japin përparësi bindjes ndaj tij kundrejt bindjes ndaj Allahut të Lartësuar. Në një ajet tjetër kur’ânor, ai është betuar se do t’i mashtrojë robërit e Zotit, duke thënë: “(iblisi) Tha: “O Zoti im! Për shkak se më çove në humbje, unë do t’ua zbukuroj ligësinë atyre sa të jenë në tokë dhe do t’i largoj të gjithë nga rruga e drejtë. Përveç robërve të Tu të sinqertë.” [Hixhr 39, 40]. Allahu i Lartësuar na tregon se ky synim i këtij të mallkuari të poshtëruar do të plotësohet: “Në të vërtetë, Shejtani e realizoi synimin e vet ndaj atyre të cilët e dëgjuan atë, përveç një grupi besimtarësh.” [Sebe 20]. Më poshtë, Allahu i Lartësuar na qartëson se në ç’mënyrë do ta devijojë i Mallkuari prenë e tij: