يس
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
عَلَىٰ صِرَٰطٍ مُّسْتَقِيمٍ ٤
Ti je në një rrugë të drejtë. -Je në rrugë të drejtë, që të çon tek Zoti dhe në vendin e nderimit dhe shpërblimit. Kjo rrugë e drejtë është e ndërtuar mbi vepra të mira të cilat përmirësojnë zemrën dhe trupin, rregullojnë jetën dhe të bëjnë të fitosh lumturinë këtu dhe në ahiret. Ato vepra përmirësojnë moralin dhe pastrojnë shpirtin. Ato të mundësojnë të fitosh shpërblime të shumfisha. Qenia në rrugën e drejtë është jo vetëm cilësi e Profetit të Zotit, por edhe atribut i fesë dhe Shpalljes që ai solli nga Zoti. Feja dhe Kur'ani që ai solli nga Zoti është tregues i rrugës së drejtë dhe i çdo pune mbi të cilën ajo rrugë ndërtohet. Vërej me kujdes madhështinë e këtij Kur'ani në kumtet që na përcjell! Ai sjell një betim në gjënë më madhështore, - që është Kur'ani plot urtësi, Fjala e vetë Zotit, dhe këtë betim e sjell për të na treguar se Muhamedi është Profeti i Tij. Sigurisht që ky betim i Allahut mjafton për t'u bindur për faktin që Muhamedi është profet i Tij. Por Allahu i Lavdëruar e ka mbështetur këtë edhe me argumente të tjera, mes të cilave është rruga e drejtë në të cilën ishte Profeti i Tij. Në këtë mënyrë, ai sikur na nxit që të meditojmë në fenë dhe rrugën në të cilën Muhamedi e ftoi botën. Mjafton të meditoni në rrugën e drejtë në të cilën ai ftoi, për të kuptuar shumë më thjesht se ai ishte i dërguar i Zotit, prandaj është detyrë që ta ndiqni udhëzimin e sjellë prej tij.