يس
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
ٱتَّبِعُوا۟ مَن لَّا يَسْـَٔلُكُمْ أَجْرًا وَهُم مُّهْتَدُونَ ٢١
Bindjuni atyre që nuk kërkojnë asnjë shpërblim prej jush dhe janë të udhëzuar(nga Zoti)! - Pasojini këta të dërguar besnikë, të cilët ju ftojnë dhe këshillojnë për diçka që është në të mirën tuaj dhe nuk duan prej jush asgjë dhe asnjë shpërblim. Mirësia e ftesës së tyre kthehet veçse tek ju, se ata nuk kërkojnë ndonjë pasuri për atë që ju këshillojnë dhe mësojnë prej dritës dhe udhëzimit. A nuk mjafton kjo për ju, që t'i pasoni ata? Mbase dikush mund të thoshte: "Ata ndoshta vërtet nuk ftojnë që të marrin ndonjë shpërblim, por ata nuk janë në rrugë të drejtë dhe po ju ftojnë për gjëra të pavërteta." Por edhe këtë pretendim ai besimtar i mençur e hodhi poshtë, duke shtuar dhe thënë: "... janë të udhëzuar (nga Zoti)." Kështu, ata ftojnë në çdo gjë që është e mirë dhe që vetë logjika e drejtë dëshmon për mirësinë e saj. Edhe ndalesat e tyre janë mëse të arsyeshme dhe logjika e saktë dëshmon për saktësinë e këtyre porosive. Me sa duket, populli i tij jo vetëm që nuk i pranuan këshillat e tij, por iu kthyen për ta marrë në përgjegjësi për pasimin e profetëve dhe dëshminë e tij se do ta adhuronte me sinqeritet veçse Allahun e Madhëruar si një dhe të vetëm. Për këtë arsye, Ai tha: