انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الروم
السورة ٣٠

الروم

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٥٦

وَقَالَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْعِلْمَ وَٱلْإِيمَـٰنَ لَقَدْ لَبِثْتُمْ فِى كِتَـٰبِ ٱللَّهِ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْبَعْثِ ۖ فَهَـٰذَا يَوْمُ ٱلْبَعْثِ وَلَـٰكِنَّكُمْ كُنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ ٥٦

Kurse ata të cilëve u është dhënë dituri dhe besim, do të thonë: “Ju keni qëndruar aq sa e pati caktuar Allahu, deri në Ditën e Ringjalljes. -Allahu i Lartësuar i ka nderuar me dituri dhe iman. Dituria rreth së vërtetës është cilësi e tyre. Imani i tyre është i sinqertë, sepse ata i japin përparësi së vërtetës. Kështu, duke qenë se ata e njohin mirë të vërtetën dhe i japin përparësi asaj mbi çdo gjë tjetër, atëherë edhe fjalët e tyre janë të vërteta dhe në përputhje të plotë me veprat e tyre. Ata janë të parët që bëjnë ato punë të mira që ua mësojnë të tjerëve. Ata gjithmonë thonë të vërtetën kur flasin. Ata thonë atë ditë: “Ju keni qëndruar aq sa e pati caktuar Allahu, deri në Ditën e Ringjalljes. Ju keni qëndruar në atë jetë aq sa ishte caktuar në kaderin dhe ligjin e Zotit. Ju jetuat në dynja mjaftueshëm, aq sa çdo njeri mund të mendojë e të meditojë dhe kush dëshiron, të mund të nxjerrë mësim. Megjithatë, ju vazhduat me mohim, derisa tani jeni të ringjallur përpara Zotit, në pritje të llogarisë.Kjo është Dita e Ringjalljes, por ju nuk e pranonit! - Ju e mohonit ringjalljen, prandaj tani, në Ditën e Gjykimit, pretendoni se në dynja nuk qëndruat mjaftueshëm për të besuar e gjykuar drejt. A thua se nuk patët kohë të mjaftueshme që të ktheheshit tek Zoti të penduar e të nështruar për ta adhuruar Atë! Padituria ishte ajo që ju priu dhe mosbesimi e mohimi i të vërtetës u bë i pandashëm për ju.