الروم
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ رُسُلًا إِلَىٰ قَوْمِهِمْ فَجَآءُوهُم بِٱلْبَيِّنَـٰتِ فَٱنتَقَمْنَا مِنَ ٱلَّذِينَ أَجْرَمُوا۟ ۖ وَكَانَ حَقًّا عَلَيْنَا نَصْرُ ٱلْمُؤْمِنِينَ ٤٧
Ne edhe para teje dërguam profetë ndër popuj, të cilët u sollën atyre argumente të qarta. -Edhe në popujt e hershëm para teje kemi dërguar profetë, kur popujt e cenuan teuhidin e Zotit dhe refuzuan të besojnë në fenë e vërtetë dhe të drejtë. Kur njerëzit binin në shirk, Allahu i Lartësuar u dërgonte profetë, që t’i ftonte për të njësuar Atë, për të qenë të sinqertë dhe për të pranuar të vërtetën. Ata u qartësonin popujve kotësinë e besimeve të tyre dhe i paralajmëronin për rrezikun e mohimit të Zotit dhe humbjes, ku ishin zhytur. Ata u sillnin popujve argumente dhe fakte të shumta për besimin dhe ftesën e vërtetë të Zotit, por përsëri shumë nga ata nuk i besonin dhe nuk nënshtroheshin për të besuar. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:Pastaj i ndëshkuam ata që bënin padrejtësi e ligësi. -Kështu i ndihmonte Allahu besimtarët e sinqertë, pasuesit e vërtetë të profetëve. Ai thotë:Është detyrimi Ynë që të ndihmojmë besimtarët. -Zoti ia ka bërë detyrë Vetes që do t’i ndihmojë besimtarët. Kjo është diçka që do të ndodhë patjetër. Kështu, o ju që nuk besoni Muhamedin (a.s), nëse vazhdoni me mohimin e së vërtetës, edhe mbi ju do të godasë dënimi dhe Ne kemi për t’i dhuruar atij fitoren mbi ju.