آل عمران
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
إِنَّ ٱلدِّينَ عِندَ ٱللَّهِ ٱلْإِسْلَـٰمُ ۗ وَمَا ٱخْتَلَفَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَـٰبَ إِلَّا مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَهُمُ ٱلْعِلْمُ بَغْيًۢا بَيْنَهُمْ ۗ وَمَن يَكْفُرْ بِـَٔايَـٰتِ ٱللَّهِ فَإِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ ١٩
Feja e pranueshme tek Allahu është Islami. -Allahu i Lartësuar, pasi argumentoi bindshëm se vetëm Ai është Zoti që meriton të adhurohet me dashuri, madhërim, përkushtim, nënshtrim e bindje, vijon që të sqarojë fenë, domethënë ligjin dhe mënyrën e adhurimit që Ai pëlqen dhe e ka përzgjedhur për njerëzimin. Ai na tregon se feja, me anë të së cilës njerëzit duhet të adhurojnë Atë, është Islami. Islami është: dorëzim, përkushtim dhe nënshtrim ndaj Zotit të vetëm. Islam do të thotë që t’i dorëzohesh një Zoti të vetëm, duke e adhuruar me dashuri dhe me bindje, ashtu sikurse të është shtjelluar prej Profetit të Zotit. Islam do të thotë të zbatosh gjithçka që Zoti e ka sqaruar në Librin e Tij ose nëpërmjet Profetit dhe traditës së tij. Islami është feja e vetme e pranuar nga Zoti i gjithësisë. Kjo fe ndërtohet mbi bazën e sinqeritetit ndaj Zotit në dashurinë ndaj Tij, frikërespektin për Të, në shpresën, pendimin dhe lutjet e shprehura Atij. Islami mbështetet, gjithashtu, mbi sinqeritetin në pasimin e traditës dhe udhëzimit të sjellë prej Profetit të Zotit. Ky është thelbi i fesë së vetme, që e kanë sjellë të gjithë profetët. Të gjithë kanë ftuar për sinqeritet në adhurimin e Allahut, dhe që ky adhurim të jetë sipas mësimeve dhe udhëzimeve të Tij. Megjithatë, ithtarët e Librit filluan të kishin kundërshtime mes njëri-tjetrit, për shkak të urrejtjes dhe smirës së tyre.Njerëzit e Librit kundërshtuan veçse të nxitur nga zilia mes tyre, pasi u erdhi e vërteta. -Urrejtja dhe smira e tyre shkaktoi padrejtësi dhe armiqësi mes njëri-tjetrit, edhe pse Allahu i kishte urdhëruar që të bashkoheshin të gjithë në fenë e Tij. Shkak i kësaj fatkeqësie ishin ata vetë, sepse refuzuan të vërtetën që u erdhi prej Zotit, e cila është mundësia e vetme e shpëtimit dhe mëshirës. Ata e refuzuan Muhamedin (a.s) dhe Kur’ânin, dhe kjo ndodhi prej mosbindjes së tyre.E kush i mohon argumentet e Allahut, le ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogarinë e Tij. -Allahu është Llogaritës i shpejtë i veprave të robit dhe Gjykues i drejtë. Allahu do t’i japë secilit atë që i takon dhe që e ka fituar me duart e veta. Në mënyrë të veçantë do të trajtohen ata që nuk e kanë pranuar të vërtetën, pasi e kanë njohur në fillim; këta lloj njerëzish meritojnë dënim të dhembshëm. Më pas, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që, kur të diskutonte e polemizonte me të krishterët apo me të tjerë si ata, t’u deklaronte atyre hapur Islamin: