انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · آل عمران
السورة ٣

آل عمران

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١٥٢

وَلَقَدْ صَدَقَكُمُ ٱللَّهُ وَعْدَهُۥٓ إِذْ تَحُسُّونَهُم بِإِذْنِهِۦ ۖ حَتَّىٰٓ إِذَا فَشِلْتُمْ وَتَنَـٰزَعْتُمْ فِى ٱلْأَمْرِ وَعَصَيْتُم مِّنۢ بَعْدِ مَآ أَرَىٰكُم مَّا تُحِبُّونَ ۚ مِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلدُّنْيَا وَمِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلْـَٔاخِرَةَ ۚ ثُمَّ صَرَفَكُمْ عَنْهُمْ لِيَبْتَلِيَكُمْ ۖ وَلَقَدْ عَفَا عَنكُمْ ۗ وَٱللَّهُ ذُو فَضْلٍ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ ١٥٢

Allahu e përmbushi premtimin e Vet ndaj jush, kur ju, me vullnetin e Tij, po i shfarosnit ata (në fillim të betejës).... –Kuptimi: Ai ju ndihmoi që në fillim, duke ju dhënë epërsi të dukshme kundër tyre. Ju filluat t’i korrnit ata me shpatat tuaja. Por kjo ndihmë u ndërpre atëherë kur ju vetë e kërkuat dhe e shkaktuat atë me veprat tuaja.Por kur ju u dobësuat... –Pra, ishit ju vetë që e shkaktuat humbjen tuaj dhe që e ndihmuat armikun kundër vetes suaj. Me dobësinë tuaj në zbatimin e urdhrit të Profetit dhe në largimin nga harami, ju ulët qëndrueshmërinë tuaj përpara armikut....dhe u përçatë me njëri-tjetrin për çështjen e urdhrit (të Profetit)-Ata u grindën dhe u përçanë me njëri-tjetrin për një çështje tepër të rëndësishme, në vend që të ishin të bashkuar. Kështu, disa prej tyre thanë: “Duhet të qëndrojmë në pozicionin ku na vendosi Profeti (a.s.) dhe të mos lëvizim prej tij, sikurse u urdhëruam!” Të tjerët thanë: “Nuk kemi pse të rrimë më këtu, sepse armiku ynë tashmë u mund.” Por ky qëndrim i dytë ishte thyerje e një urdhri të rëndësishëm – ashtu siç e konsideron Allahu i Lartësuar – të dhënë nga Profeti (a.s.). Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:...dhe e thyet atë urdhër pasi e patë atë që e dëshironit(plaçkën e luftës). –Kuptimi: Ju e thyet urdhrin, pasi patë atë që e dëshironit (fitoren), ndërkohë që përgjegjësia juaj pas mirësisë së dhuruar nga Allahu i Lartësuar duhej të ishte më e madhe, sepse mirënjohësi duhet të jetë më i bindur se çdokush tjetër. Mesazhi është shumë i qartë. Për të arritur fitoren dhe për ta ruajtur atë, detyra është gjithmonë e njëjta: Zbatimi i urdhrave të Allahut të Lartësuar dhe të Profetit të Tij ose, me fjalë të tjera, ruajtja e devotshmërisë.Pati prej jush që u pëlqeu kjo jetë, por pati edhe të tjerë prej jush që parapëlqyen Jetën Tjetër. -Kuptimi: Disa prej jush pëlqyen dynjanë dhe të mirat e saj (plaçkën e luftës). Këta ishin ata që thyen urdhrin e Profetit (a.s.), dhe kjo u solli pasojat që dihen. Megjithatë, pati edhe të tjerë prej jush që dëshiruan ahiretin, pra, shpërblimin e Allahut të Lartësuar të rezervuar për ata që i binden Atij dhe Profetit të Tij, ose për ata që e ruajtën të pacenuar devotshmërinë. Këta ishin ata që iu përmbajtën deri në fund urdhrit të Profetit (a.s.), duke qëndruar të patundur nga pozicionet e tyre, derisa u vranë.Pastaj, Ai bëri që ju të zbrapseni nga armiku, për t’ju sprovuar. –Pra, pasi ju vepruat në atë mënyrë, Allahu i Lartësuar e shndërroi epërsinë tuaj në disfatë. Armiqtë filluan të fitonin dhimbshëm kundër jush. Allahu i Lartësuar e bëri këtë si sprovë për ju, që të dallohet qartë besimtari nga qafiri, i binduri nga i pabinduri. Allahu i Lartësuar e bëri, gjithashtu, që t’ju falë gjynahet dhe t’ju mbulojë të metat e gabimet që ju vepruat. Prandaj thotë i Lartësuari më tej:Ai, pa dyshim, jua fali juve(atë gabim). Allahu ka mirësi të mëdha për besimtarët. -Mirësia e Allahut ndaj tyre ishte shumë e madhe. Së pari, Ai i udhëzoi ata në Islam. Ai i udhëzoi ata të kuptonin dhe të jetonin sipas dispozitave të Tij. Allahu ua mbuloi të metat dhe ua fali gabimet. Ai i shpërbleu ata për veprat e mira, madje edhe për sprovën që i goditi. Nga mirësitë e mëdha të Allahut të Lartësuar për besimtarët është edhe fakti që të gjitha përcaktimet e Tij për ta janë mirësi dhe në dobi të tyre. Çdo mirësi apo sprovë që i godet besimtarët është në të mirë dhe në dobi të tyre. Nëse u vijnë të mirat, ata, me mirësinë dhe suksesin e dhënë prej Zotit të tyre, tregohen mirënjohës ndaj Tij, dhe kështu fitojnë shpërblimin e madh që Allahu i Lartësuar ka rezervuar për mirënjohësit dhe falënderuesit. E nëse i godet ndonjë sprovë apo fatkeqësi, ata, me suksesin e dhënë prej Zotit të tyre, tregohen durimtarë, dhe në këtë mënyrë fitojnë shpërblimin që Zoti i tyre ka rezervuar për durimtarët.