العنكبوت
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَٱلَّذِينَ جَـٰهَدُوا۟ فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا ۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَمَعَ ٱلْمُحْسِنِينَ ٦٩
Ndërsa ata të cilët luftojnë për lartësimin e Fjalës Sonë ... -Këta janë ata që emigrojnë për hir të Allahut dhe luftojnë armiqtë e besimit. Ata shpenzojnë çdo forcë e mundësi për kënaqësinë e Allahut dhe për lartësimin e fesë së Tij. Ata që luftojnë dhe përpiqen në këtë rrugë:Ne do t’i drejtojmë patjetër në rrugët Tona ... -Në ato rrugë që i sjellin tek Ne, sepse ata janë bamirës....sepse, sigurisht, Allahu është me bamirësit. - Zoti është me ata me ndihmën, fitoren dhe udhëzimin e Tij. Kjo tregon se njerëzit më të meritueshëm për t’ia qëlluar të vërtetës janë ata që përpiqen dhe përmbushin gradat e xhihadit. Atij që përpiqet të përmbushë me besnikëri urdhëresat e Zotit, Ai ka për t’ia lehtësuar rrugët e udhëzimit të plotë. Gjithashtu, ai që përpiqet dhe lodhet në kërkimin e diturisë fetare, atij do t’i mundësohet një udhëzim dhe ndihmë shumë e madhe për t’i arritur synimet e larta dhe diturinë rreth Zotit, shumë e shumë më tepër sesa do t’ia arrinte me lodhjen dhe mundimin e tij. Atij do t’i lehtësohen rrugët e marrjes dhe nxënies së diturisë fetare. Nuk ka dyshim se kërkimi i diturisë fetare konsiderohet si xhihad në rrugën e Zotit, madje ai është një nga dy llojet e xhihadit, që e realizojnë veçse më të dalluarit dhe më të zgjedhurit e krijesave. Ky është xhihadi me dituri dhe fjalë kundër mohuesve dhe munafikëve. Ky është xhihadi për t’u mësuar njerëzve çështjet e fesë së tyre dhe për t’i treguar vendin dhe hedhur poshtë me fakte dyshimet dhe kundërshtitë e armiqve të së vërtetës, edhe sikur ata të jenë nga mesi i vetë muslimanëve.Këtu përfundon tefsiri i sures Ankebut, me ndihmën e Allahut të Lartësuar!