العنكبوت
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
أَوَلَمْ يَرَوْا۟ أَنَّا جَعَلْنَا حَرَمًا ءَامِنًا وَيُتَخَطَّفُ ٱلنَّاسُ مِنْ حَوْلِهِمْ ۚ أَفَبِٱلْبَـٰطِلِ يُؤْمِنُونَ وَبِنِعْمَةِ ٱللَّهِ يَكْفُرُونَ ٦٧
A nuk e shohin ata se Ne e kemi bërë atë (Mekën) një vend të shenjtë e të sigurt, kurse përreth saj, njerëzit rrëmbehen(plaçkiten dhe vriten)? -Në këto ajete, Allahu i Lartësuar u tregon atyre mirësinë e madhe që ai u ka bërë në këtë vend të sigurt dhe të ruajtur. Ai i ka bërë ata që të jenë prijësit në këtë vend, ku mbizotëron siguria dhe rizku i bollshëm, ndërkohë që njerëzit dhe vendet rreth e rrotull janë të mbushur me frikë e pasiguri, sepse vriten nga luftërat e pasiguria. Pse nuk përkushtohen, që ta adhurojnë Allahun si një dhe të vetëm, Atë që i siguron e ruan nga çdo frikë, nga uria dhe pasiguria?Atëherë, a po besojnë atë që është e kotë dhe të mirat e Allahut po i mohojnë?! - Si është e mundur që të vazhdojnë me kotësinë e shirkut dhe të fjalëve e veprave të tyre të kota dhe të braktisin dhe mohojnë mirësinë e Allahut?! Ku shkuan mendja dhe logjika e tyre? Si ndodh që të parapëlqejnë humbjen, kundrejt udhës së drejtë dhe të sigurt të Zotit?! Përse parapëlqejnë kotësinë e të palogjikshmen, kundrejt të vërtetës dhe urtësisë? Përse zgjedhin dëshpërimin dhe fatkeqësinë dhe nuk zgjedhin lumturinë e mirësinë në të dyja jetët? Me këtë, ata tregojnë se janë krijesat më të padrejta dhe keqbërëse, siç thotë i Madhëruari: