القصص
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
إِنَّ ٱلَّذِى فَرَضَ عَلَيْكَ ٱلْقُرْءَانَ لَرَآدُّكَ إِلَىٰ مَعَادٍ ۚ قُل رَّبِّىٓ أَعْلَمُ مَن جَآءَ بِٱلْهُدَىٰ وَمَنْ هُوَ فِى ضَلَـٰلٍ مُّبِينٍ ٨٥
S’ka dyshim se Ai që ta urdhëroi Kur'anin ty, Ai do të të kthejë ty në Vendin e Premtuar. -Është Allahu i Lartësuar Ai që ta shpalli këtë Kur'an dhe ligjëroi në të dispozitat dhe ligjet e jetës dhe adhurimeve. Ai sqaroi hallallin dhe haramin dhe të urdhëroi që ta përcjellësh e përhapësh këtë të vërtetë ndër njerëz. Ai të urdhëroi t’i ftosh ata që të nënshtrohen për të jetuar sipas ligjeve e sistemit që Ai ka vendosur për të përgjegjshmit ligjërisht (njerëz e xhindë). Allahu është i Urtë dhe i Gjithëditur dhe urtësia e Tij nuk mund të lejonte që njerëzit të jetonin vetëm jetën e kësaj dynjaje dhe pastaj të vdisnin, dhe kështu të përfundonte çështja e tyre. Ai kurrë nuk do të lejonte që njerëzit të mbeteshin pa u shpërblyer ose dënuar për veprat e tyre dhe mënyrës si jetojnë në këtë botë. Ai vendosi me urtësinë e Tij që të jetë një ditë e premtuar, kur njerëzit e xhindët do të ringjallen e tubohen për t’u marrë në llogari për jetën këtu. Atë ditë bamirësit do të shpërblehen me mirësitë e Tij të pafundme dhe punëkëqijtë do të ndëshkohen me drejtësinë e Tij të plotë. Atyre u është qartësuar udha e drejtë, ligjet dhe shpalljet nga Zoti i gjithësisë. Nëse ata e pasojnë këtë, kjo është vetë lumturia e tyre. Por nëse zgjedhin të mos binden, të mohojnë të vërtetën dhe të trillojnë gënjeshtra për Shpalljen e Zotit, atëherë nuk ka vend më për polemikë. Nëse ata i japin përparësi kotësive dhe kënaqësive e tyre në këtë dynja, kundrejt të vërtetës dhe përjetësisë në ahiret, atëherë mbetet veçse që të presim shpagimin për punët e tyre nga Ai që është i Gjithëdituri për të fshehtën dhe të dukshmen, për të vërtetën dhe të kotën:Thuaj: “Zoti im e di më së miri kush është ai që sjell udhëzimin e vërtetë dhe kush është në humbje të sigurt”. - Dihet mirë se Profeti i Tij ishte i udhëzuari që orientonte në udhën e drejtë, ndërsa kundërshtarët dhe armiqtë e tij ishin të humburit dhe devijuesit e njerëzve nga rruga e drejtë.