القصص
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَٱبْتَغِ فِيمَآ ءَاتَىٰكَ ٱللَّهُ ٱلدَّارَ ٱلْـَٔاخِرَةَ ۖ وَلَا تَنسَ نَصِيبَكَ مِنَ ٱلدُّنْيَا ۖ وَأَحْسِن كَمَآ أَحْسَنَ ٱللَّهُ إِلَيْكَ ۖ وَلَا تَبْغِ ٱلْفَسَادَ فِى ٱلْأَرْضِ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلْمُفْسِدِينَ ٧٧
Por me atë (pasurinë)që të ka dhënë Allahu, kërko(të fitosh)botën tjetër... -Në dorën tënde janë vendosur mjete, me të cilat mund të kërkosh dhe fitosh ahiretin më shumë sesa u është dhenë të tjerëve. Puno, atëherë, me këtë pasuri, që të fitosh ahiretin, duke dhënë e shpenzuar për hir të Allahut dhe mos e prish atë thjesht për përmbushjen e kënaqësive personale....dhe mos e harro atë që të takon në këtë botë! -Nuk je urdhëruar që të shpenzosh të gjithë pasurinë tënde dhe të mbetesh duarthatë, por shpenzo për ahiretin tënd dhe kënaqu gjithashtu me dynjanë, me kënaqësi që nuk cenojnë fenë, besimin dhe ahiretin tënd.Bëj mirë, ashtu siç të ka bërë mirë Allahu ty... -Tregohu bamirës ndaj robërve të Zotit, ashtu siç të bëri Zoti mirësi kur të dhuroi këto pasuri....dhe mos bëj të këqija në tokë... - Shkatërrimi i tokës bëhet duke u treguar kryeneç, duke bërë poshtërsi dhe duke u angazhuar me stolitë dhe kënaqësitë, në vend që të angazhohesh për të kënaqur dhe adhuruar Allahun, Dhuruesin e këtyre mirësive....sepse Allahu nuk i do keqbërësit! - Madje, Ai ka për t’i ndëshkuar ata ashpër. Por Karuni, duke refuzuar këshillën e tyre dhe duke mohuar mirësitë e Allahut, tha: