انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · القصص
السورة ٢٨

القصص

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٧٠

وَهُوَ ٱللَّهُ لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ لَهُ ٱلْحَمْدُ فِى ٱلْأُولَىٰ وَٱلْـَٔاخِرَةِ ۖ وَلَهُ ٱلْحُكْمُ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ ٧٠

Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë. Vetëm Atij i takon i gjithë lavdërimi në këtë botë dhe në botën tjetër. -Ai është i vetmi Gjykues dhe Ligjvënës në dynja dhe në ahiret. Në dynja është Ai që ka vendosur ligjin e krijimit dhe kaderit. Sipas këtij ligji u krijuan të gjitha krijesat. Gjithashtu, është Ai që zbriti në këtë dynja ligjin e Sheriatit, të fesë dhe besimit. Këtë e bëri përmes shpalljeve, ligjeve, urdhëresave dhe ndalesave, që solli nëpërmjet profetëve të Tij. Ndërsa në ahiret është Ai që do të gjykojë me drejtësi absolute me ligin e Tij të shpërblimit dhe shpagimit. Prandaj dhe tha:Vetëm Atij i takon gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë. - Secilin prej jush do ta shpërblejë sipas punëve të tij të mira ose të këqija.