انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · القصص
السورة ٢٨

القصص

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآيات ٦٤–٦٥

وَقِيلَ ٱدْعُوا۟ شُرَكَآءَكُمْ فَدَعَوْهُمْ فَلَمْ يَسْتَجِيبُوا۟ لَهُمْ وَرَأَوُا۟ ٱلْعَذَابَ ۚ لَوْ أَنَّهُمْ كَانُوا۟ يَهْتَدُونَ ٦٤ وَيَوْمَ يُنَادِيهِمْ فَيَقُولُ مَاذَآ أَجَبْتُمُ ٱلْمُرْسَلِينَ ٦٥

Atyre do t'u thuhet: “Lutjuni zotave tuaj!”. - Lutjuni atyre që shpresonit se do t’ju sillnin ndonjë të mirë. Atyre u thuhet që t’u luten idhujve në atë kohë të vështirë dhe kur janë në nevojë të madhe; në atë kohë kur adhuruesi i lutet të adhuruarit të tij për shpëtim.Ata do t'u luten atyre, por ata nuk do t'u përgjigjen dhe do të shohin dënimin. -Ata do t’u luten për t’u sjellë ndonjë të mirë ose për të larguar dënimin, që i ka mbuluar, por: "...ata nuk do t'u përgjigjen dhe do të shohin dënimin." Atëherë do ta mësojnë e do të binden se ata ishin mashtrues dhe trillues, që e meritojnë ndëshkimin. Ata do ta shohin me sy dënimin që u afrohet e që do t’i përpijë. Do ta shohin me sytë e ballit atë që kanë mohuar se do të ndodhte.Ah, sa do të dëshirojnë të kishin qenë në Rrugën e Drejtë! Atë ditë, Ai(Allahu)do t’u thërrasë atyre e do t’u thotë: “Ç'përgjigje u keni dhënë të dërguarve të Mi?” -A i pranuat dhe besuat mesazhin e tyre, apo i quajtët gënjeshtarë dhe e refuzuat rrugën dhe mesazhin e tyre?Atë ditë, ata nuk do të mund të gjejnë përgjigje dhe as të pyesin njëri-tjetrin. - Ata të mjerë nuk e kanë menduar përgjigjen për këte pyetje dhe nuk mund të gjejnë të vërtetën në atë pyetje. Dhe dihet mirë se, në atë çast të shpëton veçse përgjigjja e saktë, që është sipas punëve dhe gjendjes së tyre. Përgjigjja e saktë është e mundur nga dikush që i është përgjigjur ftesës së profetëve me iman të saktë dhe vepra të mira, duke u nënshtruar të adhurojë Zotin sipas Shpalljes së Tij. Por ata të mjerë, që i kanë mohuar profetët dhe ishin kundërshtarë dhe armiq të ftesës së tyre, nuk mund të thonë asnjë fjalë. Në atë kohë është e pamundur që të pyesin njëri-tjetrin për të mësuar se si mund të përgjigjen për këtë çështje, edhe nëse do të mundoheshin të mashtronin.