القصص
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَكَمْ أَهْلَكْنَا مِن قَرْيَةٍۭ بَطِرَتْ مَعِيشَتَهَا ۖ فَتِلْكَ مَسَـٰكِنُهُمْ لَمْ تُسْكَن مِّنۢ بَعْدِهِمْ إِلَّا قَلِيلًا ۖ وَكُنَّا نَحْنُ ٱلْوَٰرِثِينَ ٥٨
Sa e sa popuj kemi ndëshkuar më parë, të cilët u shkatërruan në jetën e tyre(me padrejtësi e gjynahe)? -Ata u vetëmashtruan me lëvdata dhe mburrje për stolitë e kësaj dynjaje. Ajo i mashtroi dhe i shpërqendroi nga imani, prandaj Allahu i Lartësuar i shkatërroi, ua largoi mirësitë dhe i mbuloi me fatkeqësi. Ai thotë:Tani ato vendbanime banohen shumë pak. -Kjo ndodhi për shkak të përsëritjes së rënies të dënimeve mbi ta, si edhe për shkak të frikës dhe pasigurisë që mbuluan atë vend.Jemi Ne që trashëgojmë gjithçka. - Ne do t’ua lëmë në trashëgim robërve Tanë. Në fund, gjithçka do t'i mbetet Zotit. Të gjitha mirësitë që kanë njerëzit në këtë dynja do t’i lënë pas, dhe pastaj do të kthehen tek Zoti, që do t’i shpërblejë sipas punëve të tyre. Nga mëshira dhe urtësia e Tij kurrë nuk do t’i ndëshkonte popujt thjesht duke u nisur nga mohimi i tyre, pa u dërguar fillimisht argumente dhe qortues. Këtë Ai e ka bërë duke dërguar profetë ndër ta. Ai thotë: