القصص
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
تِلْكَ ءَايَـٰتُ ٱلْكِتَـٰبِ ٱلْمُبِينِ ٢
Këto janë ajetet e Librit(Kur'anit)të qartë. - Këto ajete meritojnë të respektohen dhe të nderohen për vetë madhështinë e tyre, sepse ato janë: “ajetet e Librit të qartë.” Ky libër qartëson çdo çështje për të cilën kanë nevojë krijesat. Dhe ata kanë nevojë të madhe të njohin mirë Zotin e tyre dhe ç’kërkon Ai. Ata kanë nevojë të njohin kush janë miqtë e të dashurit e Allahut dhe kush janë armiqtë e Tij. Njerëzit duhet të dinë edhe rreth historive e veprave të Zotit ndër shekuj e popuj; të njohin shpërblimet e Tij dhe veprat për të cilat Ai shpërblen. Kur'ani i shpjegoi të gjitha këto më së miri. Ai ua tregoi robërve hollësisht dhe shumë kuptueshëm këto mësime. Mes shumë historive që Ai sqaroi është edhe historia e Musait (a.s). Ai e tregoi atë hollësisht dhe e përsëriti në shumë pjesë të Kur'anit. Në këtë sure përshkruhen shumë hollësi të kësaj historie.