القصص
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَأَصْبَحَ فُؤَادُ أُمِّ مُوسَىٰ فَـٰرِغًا ۖ إِن كَادَتْ لَتُبْدِى بِهِۦ لَوْلَآ أَن رَّبَطْنَا عَلَىٰ قَلْبِهَا لِتَكُونَ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ١٠
Zemra e nënës së Musait ndjeu një zbrazëtirë (kur kuptoi se djali kishte rënë në duar të Faraonit)- Kur Musai i vogël në atë sunduk u largua nga sytë e nënës, ajo u dëshpërua dhe zemrën e saj e kaploi një frikë e madhe. Allahu e tregon këtë frikë kur tha e përshkroi se zemra e saj u boshua nga frika dhe meraku për foshnjën e saj. Kjo është natyra e dobët njerëzore, edhe pse Zoti e ndaloi nga frika dhe trishtimi dhe i premtoi se do t’ia kthente në gjirin e saj të sigurt.dhe gati sa nuk e zbuloi atë(fëmijën), -Pra, gati e shfaqi atë që fshihte në zemrën e saj....sikur Ne të mos ia kishim forcuar zemrën (me besim)-Por Allahu e forcoi dhe e bëri të duronte fort, që të mos e shfaqte.dhe të mbetej(një besimtare)e palëkundur. - Allahu e ndihmoi të bënte durim dhe të bëhej besimtare e sinqertë. Nëse robin e godet një fatkeqësi dhe bën durim duke i qëndruar bazave të besimit, kjo do të bëhet shkak që besimi i tij të shtohet e të forcohet. Nga ana tjetër, kur robi vazhdon të ankohet dhe nuk bën durim, kjo tregon për dobësinë e besimit të tij.