النمل
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
يَـٰمُوسَىٰٓ إِنَّهُۥٓ أَنَا ٱللَّهُ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ٩
O Musa! Unë jam Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti! - Allahu i Madhëruar e njofton atë se Ai është i vetmi që mertiton të adhurohet. Ashtu siç ka ardhur në një ajet tjetër: "Jam Unë Allahu. Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Meje. Pra, vetëm Mua më adhuro dhe fale namazin rregullisht për të më kujtuar Mua!" [Ta Ha 14]. Ai është El Aziz - i Plotfuqishmi, Krenari, Ngadhënjimtari, i cili i ka nënshtruar të gjitha gjërat dhe çdo krijesë është nën pushtetin e Tij. Allahu është El Hakim - i Urtë. Ai është i urtë në çdo gjë që ka krijuar. Prej urtësisë së Allahut është edhe fakti se Ai e dërgoi si Profet Musain, birin e Imranit. Allahu e dinte mirë se Ai vlente dhe ishte i duhuri për të mbajtur peshën e profetësisë dhe për t’i folur drejtpërdrejt. Allahu është Krenari e Ngadhënjimtari, dhe për këtë tregon edhe fakti se zemra e robit anon tek Ai dhe ndien qetësi e siguri pranë Tij edhe kur robi është i vetmuar e kundër armiqve të shumtë, të ashpër, tiranë dhe të pamëshirshëm. Edhe sikur kundër teje të jetë e gjithë bota, je i qetë dhe në prehje pranë Allahut, që është Aziz, Krenar Ngadhënjimtar, sepse të gjitha krijesat janë në dorë të Allahut dhe nën pushtetin e Tij. Asgjë nuk lëviz ose të qëndrojë në prehje pa lejen e Zotit të Plotpushtetshëm.