انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · النمل
السورة ٢٧

النمل

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٧٨

إِنَّ رَبَّكَ يَقْضِى بَيْنَهُم بِحُكْمِهِۦ ۚ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْعَلِيمُ ٧٨

Zoti yt do të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij ... -Allahu i Lartësuar do të bëjë ndërmjetësimin dhe gjykimin e drejtë e me barazi të plotë, mes të gjithë kundërshtarëve. Në dynja mund të ndodhë që të ketë paqartësi dhe padrejtësi mes kundërshtarëve, sepse provat mund të mungojnë edhe nga keqdashja e njerëzve kundrejt njëri-tjetrit. Por në ahiret është Allahu që di çdo të fshehtë dhe që do ta nxjerrë në shesh të vërtetën e sigurt....dhe Ai është i Gjithëfuqishmi e i Gjithëdituri. - Allahu është El Aziz - Krenari dhe Ngadhënjimtari, që ka nënshtruar të gjithë krijesat dhe të gjithë i janë përulur Atij. Ai është El Alim - i Gjithëdituri, që di të gjitha gjërat. Ai i di mirë të gjitha fjalët e kundërshtarëve dhe palëve në konflikt, përse ato i kanë thënë dhe motivet e tyre të fshehta. Ai do t’i japë çdokujt shpërblimin e merituar për atë që ka bërë dhe ka synuar.