الشعراء
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
قَالَ لِلْمَلَإِ حَوْلَهُۥٓ إِنَّ هَـٰذَا لَسَـٰحِرٌ عَلِيمٌ ٣٤ يُرِيدُ أَن يُخْرِجَكُم مِّنْ أَرْضِكُم بِسِحْرِهِۦ فَمَاذَا تَأْمُرُونَ ٣٥
Ai(Faraoni)u tha parisë që e rrethonin: “Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë dhe me magjinë e vet dëshiron t’ju dëbojë nga toka juaj. -Faraoni po u fliste parisë rreth e rrotull tij, që të kundërshtonin të vërtetën dhe shenjat që Musai solli. Ai tha: "...me magjinë e vet dëshiron t’ju dëbojë nga toka juaj. Atëherë, çfarë më këshilloni?Ai synon që t’ju nxjerrë nga toka dhe zotërimet tuaja.” Kështu u hidhte hi syve dhe i manipulonte ata, sepse e dinte mirë nivelin dhe mendjet e tyre të dobta. Ai po u thoshte se të gjitha ato veprime ishin njëlloj si magjitë. Ata e dinin se magjistarët bënin gjëra të çuditshme, që njerëzit e thjeshtë nuk i bënin dot. Pasi u futi këtë mendim për Musain dhe veprat e tij të jashtëzakonshme, ai filloi t’i bindte për qëllimet që gjoja fshihte ky ‘magjistar’, duke u thënë se Musai kërkonte t’i dëbonte ata nga pronat dhe pushteti i tyre, prandaj ata duhet të luftonin kundër këtij armiku, për të mbrojtur vlerat dhe jetën e tyre.Atëherë çfarë më këshilloni?” -Ju duhet të mendoni për luftën dhe qëndrimin kundër këtij armiku, që kërkon t’ju dëbojë me gjithë familjet e pasuritë tuaja. Pra, çfarë propozoni të bëjmë me të?