انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الفرقان
السورة ٢٥

الفرقان

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٦٨

وَٱلَّذِينَ لَا يَدْعُونَ مَعَ ٱللَّهِ إِلَـٰهًا ءَاخَرَ وَلَا يَقْتُلُونَ ٱلنَّفْسَ ٱلَّتِى حَرَّمَ ٱللَّهُ إِلَّا بِٱلْحَقِّ وَلَا يَزْنُونَ ۚ وَمَن يَفْعَلْ ذَٰلِكَ يَلْقَ أَثَامًا ٦٨

Janë ata që veç Allahut, nuk i luten asnjë zoti tjetër... -Ata e adhurojnë Alahun si një e të vetëm, me sinqeritet e korrektësi, duke zbatuar fenë e drejtë e të vërtetë. Ata i përkushtohen dhe dedikohen tërësisht Atij dhe heqin dorë nga gjithçka tjetër që të paditurit adhurojnë.... dhe nuk e vrasin atë, të cilin Allahu e ka ndaluar të vritet, veçse kur e meriton në bazë të drejtësisë, - Atë që Zoti e ka ndaluar të vritet është muslimani, ose edhe jomuslimani që ka marrëveshje paqeje me muslimanët. Vrasja e tyre lejohet veçse në raste të veçanta, të përcaktuara nga ligji i Zotit, si p.sh. në rastin e dënimit për krimin e vrasjes, ose të imoralitetit të atij që është i martuar ose kur e ka lejuar Zoti në ligjin e Tij.... dhe nuk bëjnë imoralitet. -Ata e ruajnë vendturpin, nderin dhe dëlirësinë e tyre, siç thotë i Madhëruari: "...edhe ata që e ruajnë ndershmërinë e vet dhe shkojnë veç me gratë e veta ose me robëreshat që kanë në zotërim, për të cilat nuk fajësohen. Ndërsa ata që kërkojnë më tepër, ata janë të shfrenuarit." [Mu'minun 5 -7].Kush i bën këto, e pret ndëshkimi. -Ai që bën këto krime, si idhujtaria, vrasja e padrejtë dhe imoraliteti, "e pret ndëshkimi" Atë e presin dënime të shumta. Më pas, Allahu e përforcon këtë, duke thënë: