انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · النور
السورة ٢٤

النور

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٦٤

أَلَآ إِنَّ لِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ قَدْ يَعْلَمُ مَآ أَنتُمْ عَلَيْهِ وَيَوْمَ يُرْجَعُونَ إِلَيْهِ فَيُنَبِّئُهُم بِمَا عَمِلُوا۟ ۗ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌۢ ٦٤

Nën pushtetin e Allahut është gjithçka në qiej dhe në Tokë. -Të gjithë dhe gjithçka janë pronë dhe nën sundimin e Zotit, të nënshtruar para Tij. Ai vepron mbi ta me ligjin e sundimin e Tij të krijimit e përcaktimit të çdo ligji të ekzistencës. Është Ai që u vendos atyre edhe ligjin e Sheriatit, sipas të cilit duhet të jetojnë dhe të adhurojnë Zotin.Ai e di gjendjen tuaj... -Dituria e Allahut përfshin gjithçka rreth gjendjes tuaj, qoftë mirësitë, qoftë ligësitë. Ai i di mirë të gjitha veprat tuaja. Dituria e Tij absolute i ka përfshirë pa përjashtim dhe lapsi i Tij i ka shkruar me korrektësi. Shkruesit e Tij besnikë i kanë shkruar me përpikmëri ato.... dhe ditën kur të ktheheni te Ai, do t’u njoftojë për atë që vepruat. -Ditën e Kijametit, Ai ka për t’u treguar të gjitha veprat e tyre, të vogla e të mëdha, fiks ashtu siç janë bërë në realitet. Kundër tyre do të dëshmojnë vetë gjymtyrët e tyre. Nga Zoti ata do të gjejnë ose drejtësinë, ose bamirësinë e Tij. Për të treguar se dituria e Tij përfshin jo vetëm veprat e tyre, por edhe gjithçka tjetër, Allahu thotë:Allahu Di gjithçka. -Kështu, Ai përmend diturinë e Tij gjithëpërfshirëse, pasi përmendi në mënyrë të veçantë diturinë për veprat e tyre.