النور
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
فَإِن لَّمْ تَجِدُوا۟ فِيهَآ أَحَدًا فَلَا تَدْخُلُوهَا حَتَّىٰ يُؤْذَنَ لَكُمْ ۖ وَإِن قِيلَ لَكُمُ ٱرْجِعُوا۟ فَٱرْجِعُوا۟ ۖ هُوَ أَزْكَىٰ لَكُمْ ۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ ٢٨
Por, nëse nuk gjeni aty asnjë, atëherë mos hyni derisa t’u jepet leje! E, nëse ju thuhet të ktheheni, kthehuni!... -Mos ngurroni të ktheheni e të largoheni dhe as të mos zemëroheni që nuk ju jepet leje për të hyrë. Nuk keni arsye të zemëroheni, sepse në fund të fundit, i zoti i shtëpisë nuk ju ka privuar nga ndonjë e drejtë e juaja. Nëse ju lejon të hyni, kjo është në dëshirën e tij. Askush nuk ka të drejtë që të zemërohet e të ndizet nga mendjemadhësia në një gjendje të tillë. Madje, Zoti thotë:Kjo është më e ndershme për ju. -Pra kjo është më afër pastrimit tuaj nga të këqijat dhe ndryshimit dhe animit tuaj drejt të mirës.Dhe Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju. -Ai do të shpërblejë çdo njeri sipas punës së tij, shumë apo pak, mirë apo keq. Ky është gjykimi për të hyrë në shtëpitë e banuara. Ndërsa në lidhje me shtëpitë e pabanuara, Allahu i Lartësuar thotë: