انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · المؤمنون
السورة ٢٣

المؤمنون

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٢

ٱلَّذِينَ هُمْ فِى صَلَاتِهِمْ خَـٰشِعُونَ ٢

Ata, të cilët gjatë faljes së namazit janë të përulur; - Ata i karakterizon frikërespekti, nënshtrimi dhe përunjësia në namaz. Kjo do të thotë që të jesh i pranishëm me gjithë zemrën në namaz, kur qëndron para Zotit, ta ndiesh praninë e Tij dhe të qetësohesh me afërsinë e Tij. Me këto ndjenja qetësohet zemra e shpirti, madje shfaqet edhe në çdo lëvizje të gjymtyrëve. Një njeri të tillë nuk e sheh kurrë që gjatë namazit të hedhë shikimin sa andej e këtej, por vështron plot edukatë e përunjësi në vendin e sexhdes. Ai është thellësisht i përqendruar në gjithçka që thotë në namaz dhe në çdo lëvizje që bën gjatë tij, nga fillimi deri në fund. Nëpërmjet këtij përqendrimi e përkushtimi, si dhe duke medituar në fjalët që thotë, largohen vesveset e shejtanit dhe çdo mendim i ulët e shpërqendrim. Ky është shpirti i namazit. Në fakt, pikërisht kjo kërkohet nga namazi. Ky lloj namazi i shkruhet robit si sevap dhe nëpërmjet tij arrihen qëllimet e larta. Nga ana tjetër, falja e namazit pa “hushu” (frikërespekt) dhe pa qenë i pranishëm me zemrën tënde, - edhe pse merr njëfarë shpërblimi për të dhe të konsiderohet se e ke kryer si detyrë, ka vlerë veçse në varësi të përqendrimit të zemrës në të. Ai që kujdeset për të përkryer namazin, ka për të rregulluar të gjitha çështjet e tjera, me ndihmën e Zotit. Cilësia e tretë është: