انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · المؤمنون
السورة ٢٣

المؤمنون

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١٠١

فَإِذَا نُفِخَ فِى ٱلصُّورِ فَلَآ أَنسَابَ بَيْنَهُمْ يَوْمَئِذٍ وَلَا يَتَسَآءَلُونَ ١٠١

Pastaj kur t’i fryhet Surit(herën e dytë), atë Ditë nuk do të ketë më lidhje familjare mes tyre e as që do të pyesin më për njëri-tjetrin. -Allahu i Madhëruar na njofton për tmerret dhe ndodhitë e frikshme që do të përfshijnë gjithësinë atë ditë. Surit do t’i fryhet për ringjalljen e krijesave dhe atëherë të gjithë do të ngrihen nga varret, për t’u takuar në ditën e përcaktuar. Frika dhe tmerri i ka përfshirë thellë, aq sa harrojnë edhe prejardhjen dhe lidhjet e tyre farefisnore, të cilat në dynja ishin lidhjet më të forta. Mendo për lidhjet e tjera që janë më të dobta se ato! Askush nuk do të pyesë për gjë tjetër veç vetes. Çdokujt i mjafton vetja e vet, sepse nuk e di a do të shpëtojë dhe do të lumturohet përjetësisht, apo do të dëshpërohet përjetësisht për të mos parë më kurrë lumturi e mirësi? I Madhëruari thotë: "Por, kur të vijë ushtima, Ajo është dita kur njeriu ikën prej vëllait të vet, prej nënës dhe prej babait të vet, prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë, çdo njeriu i mjafton çështja e vet." [Abese 33 - 37]. Ditën e Kijametit do të ketë momente kur do të shtohet shumë vuajtja dhe dëshpërimi, frika nga ndëshkimi. Një nga këto momente është peshimi i veprave. Atë ditë, njeriu do të jetë i mbushur plot frikë kur të shohë të shfaqen hapur e me drejtësi veprat që janë pro tij dhe ato që janë kundër tij. Në peshore do të vendoset edhe grimca më e vogël, e mirë ose e keqe qoftë.